Sport

Shorti i Nations League: Kuqezinjtë e Shqipërisë, sonte mësojnë emrat e rivalëve…

16 Dhjetor 2021, 10:14 Nga DOSJA

TIRANE Sonte, në Nyon të Zvicrës, në orën 18:00, do të hidhet shorti për ndarjen në grupe të edicionit të tretë të Nations League, një event ky që të krijon mundësi për të marrë pjesë në Europianin e Gjermanisë më 2024.

55 ekipet kombëtare të Europës, sipas koeficientëve të ranglistës, do të ndahen në katër vazo. Ligat A, B dhe C, do të kenë të gjitha me nga 16 skuadra, të cilat, brenda ligës do të ndahen secila në katër grupe për fazën e parë. Shtatë skuadrat e mbetura, në Ligën D, do të ndahen në dy grupe, njëri me katër dhe tjetri me tre skuadra.

Shqipëria, falë fitores arriti në edicionin e fundit në Nation League, renditet e 31-ta në klasifikimin midis 55 vende të UEFA-s dhe është ngjitur në Ligën B, duke u renditur përkrah skuadrave me përvojë dhe reputacion në kontinentin tonë.

Kuqezinjtë e Kombëtares së Shqipërisë janë pozicionuar në vazon e katërt, bashkë me Slloveninë, Malin e Zi, Armeninë, që gjithashtu janë ngjitën nga Liga C.

Ndërkohë që në tri vazot e tjera, duke nisur nga e para, gjenden: Suedia, sigurisht kundërshtari për t’u shmanguar, Ukraina, Bosnje Hercegovina dhe Islanda. Në vazon e dytë rivalë do të jenë një mes Finlandës, Norvegjisë, Skocisë apo Rusisë, ndërsa në vazon e tretë, emrat që mund të kemi përballë janë Izraeli, Rumania, Serbia dhe Irlanda.

Ende nuk është përcaktuar formula se si do të shkohet drejt Europianit të Gjermanisë, ndërsa ndeshjet do të luhen prej 1 dhe 2 qershor 2022 deri me 28 shtator 2022. Ndërkohë që sa i përket finaleve të Ligës A, ku në vazon e parë janë pozicionuar Spanja, Franca, Belgjika dhe Italia, ato do të luhen një vit më pas me gjysmëfinalet më 14 dhe 15 qershor 2023 dhe dhe finalja me 18 qershor, ndërsa sfidat e “play-off”-it në mars 2024.

Përfaqësueset e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të jenë të vendosura në Ligën C, ku Maqedonia e Veriut do të jetë në vazon e dytë, ndërsa Kosova në vazon e tretë të Ligës.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “presidentit uefa 2021” “uefa europa conference league” duke u renditur përkrah skuadrave me përvojë komisioni i etikes dhe disiplines ne uefa në nyon të zvicrës në orën 18:00 të edicionit të tretë të nations league “presidentit uefa 2021” “uefa europa conference league” duke u renditur përkrah skuadrave me përvojë komisioni i etikes dhe disiplines ne uefa në nyon të zvicrës në orën 18:00 të edicionit të tretë të nations league

Sondazh

Poll