Sport

Përplasen gotat, Sarri-Lotito së bashku deri në 2025. Projektohet merkato e janarit

16 Dhjetor 2021, 05:30 Nga DOSJA

ITALI – Lazio kërkon të vazhdojë rrugëtimin e saj me Maurizio Sarrin. “Ai është një njeri që mund të bëjë diferencën në futboll”,- kështu ka nisur të lavdërojë trajnerin e skuadrës së tij, presidenti Claudio Lotito në darkën e Krishtlindjeve me skuadrën, në një restorant në Romë.

“I kam dhënë mandat sekretarit, që të rinovojë drejtpërdrejt kontratën e Sarrit edhe për dy vite të tjera”,- deklaroi ai mes duartrokitjeve nga salla. “Unë vë bast për Sarrin, sepse me drejtësinë dhe vendosmërinë e tij mund të arrihen rezultate. Dhe jam i bindur se me të skuadra do të rritet para së gjithash si njerëz.”

Një deklaratë publike e presidentit të Lazios, e transmetuar drejtpërdrejt në TV përmes ‘Lazio Style’. Një qëndrim i saktë nga Lotito. Rinovimi i kontratës së nënshkruar edhe për dy vite të tjera, do të thotë se lidhja e Sarrit me klubin kryeqytetas është shumë solide edhe në të ardhmen. Ishte ky një sinjal i Lotitos, i drejtuar edhe për ekipin, për një angazhim më të madh me tone shumë të përzemërta për arritjen e objektivave sezonalë.

Pak më parë, Maurizio Sarri kishte folur shumë sinqerisht. “Janë djem që i dua dhe nuk ua kam thënë kurrë, – tha Sarri duke iu drejtuar skuadrës. – Mendoj se mund të bëjnë më shumë se çfarë po bëjnë. Ata duhet të kenë forcën të mendojnë si kolektiv dhe nëse e bëjnë, mund të lartësohen po ashtu edhe individualisht. Ajo që kërkoj është të jemi një ekip dhe të kemi forcën për të vazhduar në fushë”.

Në mbrëmje, trajneri Sarri ka biseduar edhe me Lotiton dhe menaxherin Igli Tare edhe për merkato. Duhen përforcime në janar. Duke u nisur nga një ndihmës për Immabile. Muriqi nuk e ka dëshmuar veten në këtë nivel. I interesuar për Erik Botheim, 21 vjeç, një norvegjez nga Bodo/Glimt. Dhe në mbrojtje duhet një qendër tjetër. Pëlqehet Daniele Rugani, 27 vjeç, i Juventusit, që Sarri e njeh që në Empoli. Por është rishfaqur edhe pista për Gian Marco Ferrari, 29 vjeç, të Sassuolos. Gjithsesi, përpara është ndeshjes kundër Genoas të premten…

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport darkën e krishtlindjeve me skuadrën debutimin e tij zyrtar në stolin e lazios kontratën e sarrit presidenti claudio lotito tare të vazhdojë rrugëtimin e saj me maurizio sarrin. darkën e krishtlindjeve me skuadrën debutimin e tij zyrtar në stolin e lazios kontratën e sarrit presidenti claudio lotito tare të vazhdojë rrugëtimin e saj me maurizio sarrin.

Sondazh

Poll