Sport

Haaland te Barça? Mundet… pengesë është vetëm maksi-komisioni i Raiolës

16 Dhjetor 2021, 05:55 Nga DOSJA
Haaland te Barça? Mundet… pengesë është vetëm

SPANJE – Puna është në vazhdim. Nga Torino në Barcelonë, duke kaluar nëpër Dortmund. E ardhmja e Haaland është në balancë. Lojtari në verë mund të përfitojë nga klauzola e përfundimit (e vendosur në 75 milionë, plus bonuse në lidhje me rezultatet) për t’u çliruar nga Borussia Dortmund.

Javën e kaluar Mino Raiola, i intervistuar nga ‘Sport1’, shpjegoi se klienti i tij mund të transferohet vetëm në disa klube në botë (“Bayern, Barcelona, ​​Real dhe City”, tha ai). Dhe njëri prej tyre tashmë po lëviz. Të hënën, në fakt, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është përballur me Raiolën, duke diskutuar për transferimin e mundshëm të Haaland.

Pavarësisht borxheve dhe vështirësive ekonomike, Barcelona është e gatshme të investojë te Haaland. Madje, Laporta do ta kishte garantuar Raiolën, se norvegjezi është objektivi kryesor i klubit katalanas. Sulmuesi aktual i Borussia Dortmundit do të ishte në qendër të projektit teknik të trajnerit Xavi.

Megjithatë, për të qenë në gjendje të mbyllet marrëveshja, Raiola duhet të heqë dorë nga një pjesë e komisioneve. Duhet të ulë kërkesat. Në fakt, në këtë moment, Barcelona duhet të mendojë për çdo qindarkë të shpenzuar. Ndërkohë, bazat e negociatave janë hedhur në Torino. Tani për Haaland më afër është Barcelona.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport borussia dortmund e ardhmja e haaland erling haaland te borussia dortmund mino raiola nga torino në barcelonë sulmuesi norvegjez i borussia dortmund borussia dortmund e ardhmja e haaland erling haaland te borussia dortmund mino raiola nga torino në barcelonë sulmuesi norvegjez i borussia dortmund

Sondazh

Poll