Sport

Jürgen Klopp: Vaksinimi? “Një çështje besnikërie, solidariteti dhe uniteti”

16 Dhjetor 2021, 05:43 Nga DOSJA
Jürgen Klopp: Vaksinimi? “Një çështje

ANGLI – Në prag të ndeshjes ndaj Newcastle, me rikthimin në grup të sulmuesit të saj brazilian Roberto Firmino, trajneri i Liverpool, Jürgen Klopp u pyet edhe për situatën e komplikuar shëndetësore në futbollin anglez.

Kjo edhe për faktin se rastet e Covid kanë dalë në sipërfaqe, të shumëfishuara ditët e fundit në klube si Tottenham dhe Leicester. Trajneri gjerman tha, se ishte “i shqetësuar” për rritjen e numrit të rasteve me Covid, duke treguar se të gjitha testet e kryera të marten, në lidhje me ekipin e tij kishin rezultuar negative.

Për sa i përket vaksinimit, sipas tij ky është një akt i “solidaritetit, besnikërisë dhe unitetit”, duke saktësuar, se shkalla e mbrojtjes nga vaksina në ekipin e tij ishte “mjaft e mirë. Të gjithë ata që punojnë në qendrën e trajnimit janë të vaksinuar dyfish dhe do të marrin dozën përforcuese sa më shpejt të jetë e mundur”.

Klopp theksoi gjithashtu, se nuk e kuptonte pse nuk u zbuluan emrat e lojtarëve të prekur nga Covid: “Pak më shumë transparencë do të ishte e dobishme, ndryshon përgatitjen e një ndeshjeje”. Liverpool do të udhëtojë për në Tottenham të dielën.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp besnikërisë dhe unitetit historia e jurgen klopp ndeshjes ndaj newcastle për situatën e komplikuar shëndetësore solidaritetit trajneri i liverpool “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp besnikërisë dhe unitetit historia e jurgen klopp ndeshjes ndaj newcastle për situatën e komplikuar shëndetësore solidaritetit trajneri i liverpool

Sondazh

Poll