Politike

VD-Bonusi i Rijetëzimit, Rama: Familjet të mos zihen, ndryshe marrim masa

14 Dhjetor 2021, 16:17 Nga DOSJA
VD-Bonusi i Rijetëzimit, Rama: Familjet të mos zihen, ndryshe marrim

BERAT – Kryeministri Edi Rama deklaroi se tashmë është çelur fondi për rijetëzmin e ndërtesave kulturore në Berat. Në takimin e mbajtur sot, kryeministri foli dhe për Kalanë e Beratit ku tha se do të jetë prioritet për t’u kthyer në motorr ekonomik të qytetit. Më tej, kryeministri Rama foli dhe për problemet mes familjeve në lidhje me banesat kulturore dhe brenda kalasë së Beratit. Ai kërkoi nga ata që të lënë mënjanë konfliktet e pronësisë dhe të bashkëpunojnë për të mirën e zonës.


Kryeministri paralajmëroi se për çdo rast kur pronarët kërcënojnë me shkatërrimin e objekteve, do të merren masa administrative dhe financiare.

“Faktikisht brenda disa javësh unë do të doja para Vitit të Ri, por jam i bindur pas Vitit të Ri, do të kemi të gjithë kantieret e zonës poshtë që do të trapjesën deri te objektet e kultit kur vjen në kala. Patjetër një arsye tjetër. Investimet e kryera nga kryetari i bashkisë kam parasysh bypassin që është drejt përfundimit që dhe i takon mbrojtjes nga lumi. Edhe aksi që erdhëm sot, rruga e kalasë që është një realitet tjetër. Parkimi përpara sheshit të Çerçizit dhe të gjitha investimet do të rrisin vlerën e pronës.Kjo pronë nuk është vetëm për pronarët, por dhe për pasurinë e trashëgimisë kulturore dhe le t’i mbetet thesarit.

Do bëjmë të pamundur që të merret informacioni. Si fillim, kemi një fond jo të vogël për hapin e parë dhe mund të mbështesim një numër të konsiderueshëm familjesh dhe subjektesh që duan të investojnë në këtë drejtim. Do të rrisim fondin vit pas viti që familjet të marrin para nga shteti për të ndërtuar këto biznese. Besoj se kjo është e mirëpritur. Na duhet të shtyjmë përpara bashkarisht që të krijojmë realitete të reja. Gjirokastra dhe Berati janë prioritare. Mund të jetë dhe një shtëpi me vlera në Shkodër, Dibër, Mirditë, Sarandë, Elbasan, Durrës, Tiranë, por Berati dhe Gjirokastra janë prioritare.

Kalaja do të jetë prioriet, jetëzimi i saj është t’i shtosh Beratit një motor ekonomik. Këtu problemet e pronësisë në kala janë më të mprehta, do t’u thoja miqësisht  familjeve se derisa ziheni për dhomat, bini dakord që të investohet dhe të përfitoni nga këto bonuse. Rrugës shikoni se ku do ta zgjidhni çështjen.

Ne do të ndërhyjmë me masa shtrënguese për rastet kur godinat me rëndësi të veçantë dhe pronarët kërcënojnë se do t’i nxjerrin jashtë funksionit duke i shembur. Janë masa shtrënguese financiare, administrative, jo ekstreme. Mendojmë të stimulojmë bashkëpunimin mes familjeve për të vënë në jetë godinat. Pastaj të shikojmë si do funksionojë ky projekt.

Është koha ta vëmë në lëvizje, mundësitë financiare nuk kanë qenë më parë. Këtu në Berat kemi prezantuar si zotim për herë të parë, zotimi është mbajtur, paratë janë aty, na duhet bashkëpunimi me familjet. Modelet i kemi, s’kemi nevojmë të shpikim.

LAJMI KRYESOR: ‘Rijetëzimi’/ Rama nga Berati: 50 mijë $ për restaurimin e banesave në zonat muzeale

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bonusi i rijetëzimit edi rama kalaja e beratit bonusi i rijetëzimit edi rama kalaja e beratit

Sondazh

Poll