Politike

Kalaja e Beratit, ministri Çuçi: Do të hiqet tarifa për hyrjen

14 Dhjetor 2021, 16:44 Nga DOSJA
Kalaja e Beratit, ministri Çuçi: Do të hiqet tarifa për

BERAT- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka deklaruar se tarifa për hyrjen në Kalanë e Beratit do të hiqet. Gjatë një takimi që u mbajt në Berat, Çuçi së bashku me Ramën, shtoi se përfitimet e tarifave për hyrjen janë të ulta dhe se nuk shërbejnë për të bërë investime.

“Do ta heqim tarifën për të hyrë në kala. Nuk krijon një të ardhur të rëndësishme që të thuash se do bëjmë investime me to në kala”, tha Çuçi.

Çmimi për hyrjen në Kalanë e Beratit u trefishua në vitin 2019, duke shkuar në 3 mijë lekë të vjetra, por mesa duket rritja nuk ka qenë efektive.

LAJMI KRYESOR: ‘Rijetëzimi’/ Rama nga Berati: 50 mijë $ për restaurimin e banesave në zonat muzeale 

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bledi çuçi bonusi i rijetëzimit bledi çuçi bonusi i rijetëzimit

Sondazh

Poll