Politike

VD-Takimi me ambasadorët, Basha: Ishte për të djeshmen, të sotmen dhe për të ardhmen

14 Dhjetor 2021, 12:59 Nga DOSJA
VD-Takimi me ambasadorët, Basha: Ishte për të djeshmen, të

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se takimi i zhvilluar me ambasdorët në selinë blu, kishte fokus të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen. Kështu deklaroi kryedemokrati përballë gazetarëve jashtë selisë së PD-së.


Pyetje: Zoti Basha keni zhvilluar një takim sot me ambasadorët, kishte lidhje me ngjarjet e djeshme?

Lulzim Basha: Takimi i sotëm me ambasadorët ishte për të djeshmen, për të sotmen dhe për të ardhmen.

Ditën e sotme, gjashtë ambasadorë të akredituar në Shqipëri zhvilluan një mbledhje me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ambasadorja Yui Kim, ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ai i Gjermanisë, Peter Zingraf, i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith, ajo franceze Elisabeth Barsacq dhe ambasadori italian Fabbrizzio Bucci, ishin të pranishëm në këtë takim.

Këto takime erdhi një ditë pas rikthimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë blu gjë që ka qenë edhe tema kryesore e këtij takimi.

LAJMI KRYESOR: Rikthimi i Berishës në selinë blu, 6 ambasadorë ‘zbarkojnë’ në zyrën e Bashës

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ambasadoret ne pd lulzim basha ambasadoret ne pd lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 14 Dhjetor 2021, 10:14

PD çon në Gjykatë ndryshimet e 17 korrikut

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka depozituar n Gjykatën e Tiranës ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e mbledhur nga PD më  17 k...