Politike

VD-Rijetëzimi i kalasë së Beratit, Rama:Shteti do t’ju japë dhuratë 50 mijë dollarë!

14 Dhjetor 2021, 16:45 Nga DOSJA
VD-Rijetëzimi i kalasë së Beratit, Rama:Shteti do t’ju

BERAT – Kryeministri Edi Rama premtoi për banorët në Berat se qeveria do të ofrojë bonuse për familjet që pranojnë të rindërtojnë banesat e vjetra të qytetit. Në një takim sot me banorët e qytetit, Rama shtoi se modeli i rijetëzimit të objekteve të trashëgimisë kulturore është marrë nga Bashkimi Europian dhe se këto familje do të përfitojnë gjithashtu të ardhura që janë më të mëdha se të pagat e punonjësve në shtet.


“Dua t’i përgëzoj sinqerisht pronarët dhe investitorët e këtij mjedisi i cili sot është transformuar në një mjedis shembull rijetëzimi. U bëj një apel të gjithë familjarëve që kanë shtëpi të tilla që tanimë me bonusin e rijetëzimit, ne jemi në krah me dy instrumente mbështetje. Një për restaurimin dhe konsolidimin. Do të japim deri në 10 mijë dollarë mbështetje dhe për instrumentin e dytë, për ata që duan të futen në një plan transformimi deri në 50 mijë dollarë. Është instrument që është marrë nga modeli i BE ku shteti jep një pjesë të parave, jo kredi por dhuratë bazuar në një angazhim të subjekteve nga ana e tyre që duhet të prezantojnë një projekt dhe duhet të vendosin edhe ata një shumë parash.

Besoj shumë se në kushtet kur e kemi zeruar taksën për biznesin e vogël, ky bonus do i japë një mundësi familjeve të angazhohen në biznes dhe të përfitojnë nga trashëgimia e tyre të ardhura që në të gjitha rastet janë më të larta se rrogat e shtetit. Në këtë mënyrë hapen edhe vende pune si dhe nxitet ekonomia. Do të kemi më shumë turistë sepse do të kemi kapacitet mbajtës. Kjo ndodh me disa ndërhyrje të rëndësishme që po bëhen në Berat dhe Gjirokastër. Pas vitit të ri do të kemi kantieret që do ta transformojnë sheshin e makinave në krah të sheshit kryesor”, tha Rama.

LAJMI KRYESOR: ‘Rijetëzimi’/ Rama nga Berati: 50 mijë $ për restaurimin e banesave në zonat muzeale

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bonusi i rijetëzimit edi rama bonusi i rijetëzimit edi rama

Sondazh

Poll