Politike

Polici vrau 29-vjeçarin në market, zv.ministri i Brendshëm: Është fenomen global

14 Dhjetor 2021, 15:44 Nga DOSJA
Polici vrau 29-vjeçarin në market, zv.ministri i Brendshëm:

TIRANË – Zv.ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari ka komentuar vrasjen e sotme të Jurgen Duka (Mëziri) nga efektivi i Policisë Arbër Sula, banues në Sauk dhe agjent krimesh në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër. Në një intervistë në emisionin “Të Pathënat”, zv.ministri është munduar që të zvogëlojë skandalin, duke u shprehur se vrasja e qytetarëve nga efektivët e Policisë është një fenomen që ndodh në të gjithë botën dhe jo vetëm në Shqipëri. Ndërsa më pas ka vijuar me fjalën e tij me propagandën për Ministrinë e Brendshme.

“Plani i veprimit që u miratua del në zbatim të kontrollit të armëve të vogla, të lehta, dhe të eksplozivëve për periudhën 2019-2024. Është një plan gjithëpërfshirës e drejtimti strategjik të qeverisë shqiptare. Ky fenomen nuk është vetëm kombëtar, por edhe rajonal dhe botërore. Ajo cfarë ne duam të realizojmë është që të përmirësojmë kuadrin ligjor dhe ta përshtasim me atë europian. Në 7 shtator patëm edhe ministerialin e ministrave të Brendshme dhe komisioneri tha se Shqipëria është vendi i parë në rajon që ka implementuar legjislacionin e brendshëm sa i takon sekuestrimit të armëve. Ne kemi më shumë organizim më të mirë me partnerët si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Konkretisht kemi disa institucione të cilat bashkëpunojnë për të ndaluar këtë fenomen. Sot ne dakordësuam në nivel rajonal për tëe zbatuar një ndërgjegjësim në shoqëri sa i përket përdorimit të armëve të zjarrit. Fushata që po organizojmë është “festo me zemër dhe jo me armë” që lidhet me festat e fundvitit. Një element tjetër, është fakti që disiplinohet veprimtaria e subjeteve tregtare të cilat përfshihen në trajnimeve për armët e zjarrit, poligonët etj. Synohet aksesi në databazën e doganave sa i përket kontrollit efikas për armët e zjarrit. Një element tjetër janë edhe përmirësimet që do bëhen në kodin penal,”-u shpreh ai në fjalën e tij.

LAJMI KRYESOR: VIDEO- Vritet nga efektivi Sula i riu Jurgen Duka, sherri nisi për radhën në market

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arber sula jurgen duka vrasje ne tirane vritet jurgen duka arber sula jurgen duka vrasje ne tirane vritet jurgen duka

Sondazh

Poll

Politike 14 Dhjetor 2021, 10:14

PD çon në Gjykatë ndryshimet e 17 korrikut

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka depozituar n Gjykatën e Tiranës ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e mbledhur nga PD më  17 k...