Politike

“Vështirë ta ketë lexuar Beckett madhëria juaj”, komentuesi korrigjon Ramën

14 Dhjetor 2021, 14:56 Nga DOSJA

TIRANË– Një komentues ka vendosur të korigjojë kryeministrin Edi Rama në lidhje me shprehjen e huazuar nga autori Samuel Beckett që përdori kryeministri Edi Rama për të përshkruar situatën në Partinë Demokratike. I riu shkruan se në fakt kreu i qeverisë e ka modifikur shprehjen sepse Beckett nuk thotë ‘të çmendur’, por ‘palaço’, ndërsa hedh dyshime se në fakt Raam und të mos e ketë lexuar vërtetë këtë autor. Këtij komenti, kryeministri i është përgjigjur me disa fjalë të Beckett drejtuar një miku të tij.

Replikat:

Komentuesi: Citoje tamam Beket. “Brenda meje kanë qenë gjithmonë dy palaço, ai që do të rrijë aty ku është e tjetri, që mendon se më vonë do të jetë disi më pak keq. Si vështirë ta ketë lexuar Beckett madhëria juaj, po të paktën kontrolloji ato që të japin suflerët.

Edi Rama: Klajdi Pllaha një miku im kur takoi Samuel Beckett-in në një kafe në Paris, i tha e kisha ëndërr t’ju takoja sepse e admiroj veprën tuaj dhe Beckett ia ktheu: Nëse mendon se e kupton veprën time atëherë ti nuk e kupton çfarë po them unë.

Si e postoi Rama shprehjen një ditë më parë?

THËNIE E DITËS: Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njeri që nuk do asgjë më shumë se sa të rrijë aty ku është dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet njëçikë më pak e hidhur. Samuel Beckett.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama samuel beckett edi rama samuel beckett

Sondazh

Poll

Politike 14 Dhjetor 2021, 10:14

PD çon në Gjykatë ndryshimet e 17 korrikut

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka depozituar n Gjykatën e Tiranës ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e mbledhur nga PD më  17 k...