Politike

Çuçi në Dubai për Formula 1?Ministri ‘justifikohet’:Mora ftesë të posaçme nga sheiku

14 Dhjetor 2021, 13:58 Nga DOSJA

TIRANË-Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pretenton se vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe është bërë me ftesë të homologut, Sheikh Saif Bin Zayed Al Nahyan, i cili njëkohësisht mban detyrën e zëvendëskryeministrit. Në profilin e tij në Facebook, Çuçi ka ripostuar një status të Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në të cilën thuhet se udhëtimi i Çuçit është bërë për firmosjen e marrëveshjes dypalëshe mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe në luftën kundër terrorizmit.

Me ftesë të posaçme nga Lartësia e Tij Sheikh Saif Bin Zayed Al Nahyan, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, ka vizituar EBA, z. Bledar Çuçi, Ministër i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë,”-thuhet në njoftimin e bërë nga Ambasada, ku edhe kujdesen që të vihet thelbi tek ftesa e bërë nga homologu.

POSTIMI I PLOTË:

Me ftesë të posaçme nga Lartësia e Tij Sheikh Saif Bin Zayed Al Nahyan, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, ka vizituar EBA, z. Bledar Çuçi, Ministër i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë. Të dy homologët rikonfirmuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve që ekziston mes dy vendeve tona, si dhe vendosën piketat për hapat e mëtejshëm drejt forcimit dhe konkretizimit të bashkëpunimit në sfera me interes të përbashkët, sic janë: Firmosja e Marrëveshjes dypalëshe për Bashkëpunimin në Fushën e Sigurisë në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Shkëmbimi i eksperiencës dhe njohurive në funksion të modernizimit të Policisë së Shtetit. Në kuadër të rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjes së investimeve mes dy vendeve, duke marrë shkas edhe nga impakti pozitiv që ka sjellë vendosja e fluturimeve direkte, morrëm dakordësinë se shumë shpejt do të fillojë procedura për heqjen e rregjimit të vizave për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

Megjithatë ky status nuk e hedh poshtë lajmin e raportuar nga Dosja.al raportoi se ministri Çuçi ndodhej në vendin ku u zhvillua gara e fundit e F1, Abu Dhabi Grand Prix. Ndoshta kjo vizitë ‘zyrtare’ është shfrytëzuar nga ministri për të ndjekur pasionet e tij, siç është ajo e garave të shpjetësisë, “Formula Uno”. 

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bledi çuçi bledi çuçi

Sondazh

Poll

Politike 14 Dhjetor 2021, 10:14

PD çon në Gjykatë ndryshimet e 17 korrikut

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka depozituar n Gjykatën e Tiranës ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e mbledhur nga PD më  17 k...