Politike

Arrestimi i ish-ministrit, Kryemadhi nxjerr ‘dosjet’: Ka akoma, majtas dhe djathtas

14 Dhjetor 2021, 13:57 Nga DOSJA
Arrestimi i ish-ministrit, Kryemadhi nxjerr ‘dosjet’: Ka akoma,

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas arrestimit me urdhër të SPAK të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Ajo ka ndarë disa dosje për të cilat thotë se ka akoma dhe shumë të tjera dhe janë të pakontestueshme.

“Ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas. Janë të gjithë në provë, përballë provave të pa kontestueshme!”, shkruan Kryemadhi.

Ditën e sotme u arrestua ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka bashkë me dy persona të tjerë. Dosja.al ka mësuar se Koka është arrestuar me urdhër të Porkurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizar. Mësohet se urdhër-arresti është lëshuar një ditë më parë, por është ekzekutuar sot dhe mban firmën e prokurorit Klodian Braho e gjyqtarit Erion Bani. Ndaj Kokës rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Identitetet e dy personave të tjerë që u prangosën, nuk dihen ende.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arrestohet lefter koka lefter koka monika kryemadhi arrestohet lefter koka lefter koka monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 14 Dhjetor 2021, 10:14

PD çon në Gjykatë ndryshimet e 17 korrikut

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka depozituar n Gjykatën e Tiranës ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e mbledhur nga PD më  17 k...