Politike

DEBATE te ‘Edukimi’/ ‘Qepe, po na provokon’, Luçiano Boçi-Koçit: Ç’punë ke ti?

14 Dhjetor 2021, 12:53 Nga DOSJA
DEBATE te ‘Edukimi’/ ‘Qepe, po na provokon’,

TIRANË– Në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik ditën e sotme u përplasën kryetari i komisionit dhe anëtari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi.

Ishte kryetari i komisionit, Petro Koçi, ai i cili kërkoi nga Boçi që të mbante qetësi dhe të linte ministrin të fliste. Koçi i quajti ndërhyrjet e Boçit si provokime. Ndërsa ky i fundit iu drejtua duke i thënë se nuk i merr leje atij kur duhet të ndërhyjë.

DEBATET:

Luçiano Boçi: Po rri tani se pyetje të gabuara s’ka, duhet t’u përgjigjeni pyetjeve që bëjnë anëtarët se kështu nuk respektoni komisionin. Opozita kështu opozita ashtu, vazhdo jep përgjigjen aty sipas radhës.

Petro Koçi: Mos ndërhy të prishësh mbledhjen. Ky nuk është një komision ku transferohen krizat nga jashtë. Ky është një komision që ka një rend dite dhe duhet ta respektoni atë.

Luçiano Boçi: Ç’punë ke me krizat?

Petro Koçi: S’të marr leje ty unë. A ka mundësi ta qepësh gojën, mos fol pa rregull këtu. Se ju po na provokoni shumë. Ka tre orë që na provokoni.

Luçiano Boçi: Ti po na provokon!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioni i edukimit 14 dhjetor 2021 luciano boci petro koçi komisioni i edukimit 14 dhjetor 2021 luciano boci petro koçi

Sondazh

Poll

Politike 14 Dhjetor 2021, 10:14

PD çon në Gjykatë ndryshimet e 17 korrikut

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka depozituar n Gjykatën e Tiranës ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e mbledhur nga PD më  17 k...