Politike

Ambasadorët te Basha, Paloka: Sikur të mbroje vjedhjen e votave si karrigen tënde

14 Dhjetor 2021, 09:46 Nga DOSJA
Ambasadorët te Basha, Paloka: Sikur të mbroje vjedhjen e votave si

TIRANË – Ish-Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, njëherëzi deputeti i kësaj force politike ka reaguar pas vizitës së ambasadorëve të akredituar në vendin tonë, në zyrën e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Paloka, me anë të një reagimi në Facebook, ka ironizuar kryedemokratin Basha, teksa i thotë se sikur të angazhohej pak më shumë sa po bën aktualisht për të mbrojtur karrigen e tij, edhe për të mbrotjur votën e masakrës zgjedhore, do i kishte bërë një shërbim demokratëve.

Reagimi i plotë i Edi Palokës:

Sikur te angazhoheshe kaq shume sa po angazhohesh per te mbrojtur vulen e karrigen tende , edhe per te mbrojtur voten e denoncuar “masakren zgjedhore”, do ju kishe bere te pakten nje sherbim demokrateve! Seriozisht e ke qe mendon se mund te qendrosh ne krye te demokrateve me ndihmen e policise se Rames dhe ambasadoreve, kur demokratet te kane shkarkuar ?! Ty mbase te ben pune nje parti-shoqate ne opozite prandaj lufton kaq fort per vulen, po si mund ta pranojne kete ata demokrate qe prej me shume se 8 vitesh jane nen dhunen dhe persekutimin e Rames ?! Tani po lufton te mbash vulen sepse justifikimin per humbjen e rradhes e ke gjetur : “Prape fajin e ka Saliu”.

LAJMI KRYESOR: Rikthimi i Berishës në selinë blu, 6 ambasadorë ‘zbarkojnë’ në zyrën e Bashës

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ambasadoret e vendeve te be edi paloka partia demokratike ambasadoret e vendeve te be edi paloka partia demokratike

Sondazh

Poll

Politike 14 Dhjetor 2021, 10:14

PD çon në Gjykatë ndryshimet e 17 korrikut

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka depozituar n Gjykatën e Tiranës ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e mbledhur nga PD më  17 k...