Sport

Ndaj Maqedonisë së Veriut, Italia zgjedh stadiumin ku u “tërbuan” tifozët shqiptarë

9 Dhjetor 2021, 21:02 Nga DOSJA
Ndaj Maqedonisë së Veriut, Italia zgjedh stadiumin ku u

ITALI- Italia ka zgjedhur stadiumin për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut. Kampionët e Europës do të luajnë në Palermo në “Renzo Barbera” për play-offin e Kupës së Botës planifikuar më datë 24 mars ora 20:45. Presidenti i Federatës Gabriele Gravina u shpreh mbi këtë zgjedhje.

“Ne u takuam me Roberto Mancinin dhe zgjodhëm Palermon. Duam të ringrihemi, duke filluar nga qyteti i Palermos. Me këtë 2021 synojmë të mbyllim një sezon të jashtëzakonshëm që kulmoi me fitoren e Kampionatit Europian. Tani po nisim një fazë të re, duke filluar nga Palermo”.

Kujtojmë që në vitin 2017, po në këtë stadium Shqipëria luante ndaj Italisë për kualifikueset e Botërorit. Tifozët kuqezi hodhën flakadanë në fushë duke bërë që ndeshja të shtyhej për disa minuta

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport italia palermo italia palermo

Sondazh

Poll