Sport

Safet Gjici sulmon arbitrin e ndeshjes: “Kridens Meta është “laçjan”…”

9 Dhjetor 2021, 16:34 Nga DOSJA
Safet Gjici sulmon arbitrin e ndeshjes: “Kridens Meta është

TIRANE – Ai gol nuk mund të anulohet kurrsesi se nuk kishte asnjë lloj elementi për faull. E kam parë shumë herë dhe nuk shoh asnjë gjë për faullin, nuk e kuptoj se çfarë është, prekja me dorë apo çfarë?

Për gabimin individual të mbrojtjes u pësuan golat e parë, jam dakord. Por të thuash që ai gol duhej anuluar, nuk e di, nuk e kuptoj ku ishte faulli. Përkundrazi, lojtarët e Laçit bënin mundje.

Por Kridensi (Meta) gjithmonë është laçian. Po ta shohësh treshen kush arbitron Laçin, e kuptoni që të tre arbitrat me emër e mbiemër kështu e kanë bërë.

Ai është trajner i huaj, e kam lënë të qetë në punën e vet, po e bën mirë. Nuk po kuptoj sulmin ndaj një trajneri të huaj që po bën punën e vet. Deklaratat e tij ndoshta edhe mua nuk më pëlqen por ka edhe strategjinë e vet.

Ai ka të drejtë që thotë që goli është i rregullt. Nuk ia ka kush fajin te penalltia që u gabua. Aty u dëmtua Kukësi kur pësuam golin e parë, se erdhi i dyti, etj. Këto janë gjëra për t’u analizuar. Nuk është hera e parë që kemi humbur në këtë mënyrë, ka ndodhur edhe herë të tjera”, tha Gjici pas sfidës.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #kridencmeta #safetigjici arbitri kukesi laçi #kridencmeta #safetigjici arbitri kukesi laçi

Sondazh

Poll