Sport

Policia arreston 54 tifozë të Dynamos gjatë përleshjeve në Lisbonë: 13 të plagosur!

9 Dhjetor 2021, 18:00 Nga DOSJA
Policia arreston 54 tifozë të Dynamos gjatë përleshjeve

PORTUGALI – Benfica fitoi të mërkurën në shtëpi ndaj Dynamo Kievit (2-0), në kuadër të ditës së 6-të të fazës së grupeve të Champions League. Këtë të enjte, policia portugeze njoftoi se kishte arrestuar 54 tifozë të klubit ukrainas, pasi ata mbrëmjen e së mërkurës kishin marrë pjesë në një përplasje të dhunshme me ata të Lisbonës.

Një përballje e paramenduar? Mes tifozëve të arrestuar për “pjesëmarrje në një përleshje”, 13 prej tyre kanë mbetur të plagosur, si dhe një pjesëtar i policisë, thuhet në një deklaratë për shtypin.

“Sjellje të caktuara, sugjerojnë se takimi mes grupeve të ndryshme ishte organizuar paraprakisht”,- shton policia, e cila sipas kësaj komunikate ka qëlluar me të shtëna paralajmëruese, pasi është vënë në shënjestër duke hedhur gurë, shishe dhe tym.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ata të lisbonës benfica champions league champions league europa league klubin portugez të benficas ndaj dynamo kievit një përplasje të dhunshme ata të lisbonës benfica champions league champions league europa league klubin portugez të benficas ndaj dynamo kievit një përplasje të dhunshme

Sondazh

Poll