Sport

Pele do të dalë nga spitali “për dy ose tre ditë”, sipas vajzës së tij

9 Dhjetor 2021, 17:47 Nga DOSJA
Pele do të dalë nga spitali “për dy ose tre

BRAZIL – Pelé (81 vjeç) do të jetë në gjendje të kthehet në shtëpi “për dy ose tre ditë”, pas një vizite tjetër në spital, ku ai po vazhdon trajtimin për një tumor të zorrës së trashë të zbuluar në shtator, tha vajza e tij.

“Për dy ose tre ditë, ai do të jetë në shtëpi për të shijuar festat e Krishtlindjeve,”– ka shkruar Kely Nascimento në Instagram natën e së mërkurës në të gdhirë të enjten, në një mesazh të ilustruar me një foto të ish-futbollistit legjendar brazilian, së bashku me Flavia, një tjetër nga vajzat e tij.

“Nuk ka asnjë surprizë, ishte planifikuar (që ai të kthehej në spital), është pjesë e trajtimit”,- është shprehur Kely Nascimento, e cila jeton në Nju Jork, por ishte pranë shtratit të babait të tij në shtator.

Pak orë më parë, motra e saj, Flavia, kishte shkruar një mesazh qetësues në Instagram, duke pohuar se fansat e tij mund të “heshtin” dhe se kjo vizitë në spitalin Albert-Einstein do të ishte “e fundit e vitit”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ish-futbollistit legjendar brazilian legjenda e futbollit boteror legjenda pele pele pele ne spital për dy ose tre ditë ish-futbollistit legjendar brazilian legjenda e futbollit boteror legjenda pele pele pele ne spital për dy ose tre ditë

Sondazh

Poll