Sport

Atalanta dështon në finish, Villareal në raundin tjetër të Championsit

9 Dhjetor 2021, 20:12 Nga DOSJA
Atalanta dështon në finish, Villareal në raundin tjetër

ITALI-Atalanta dështon të kualifikohet në raundin tjetër të Champions League. Skuadra bergamaske humbet me shifrat 3-2 ndaj Villarreal në ndeshjen e fundit të Grupit F.

Miqtë nga Spanja kaluan në avantazh pas vetëm 3 minutash, ndërsa në të 43-tën Capoue realizoi për Villareal. Në pjesën e dytë Danjuma në minutën e 54′ shënoi të tretin.

Ndeshja u duk e mbyllur, por Atalanta u zgjua vonë për të ndryshuar fatet e takimit. Golat e Malinovskyit (71′) dhe Zapatës (80′) thjesht rihapën një farë shprese por që nuk solli kualifikimin e dëshiruar.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport atalanta champions league villareal atalanta champions league villareal

Sondazh

Poll