Sport

Festuan fitoren në Champions, klubi e shfrenon me festën: “Spanjollët bij k*****!”

9 Dhjetor 2021, 18:38 Nga DOSJA
Festuan fitoren në Champions, klubi e shfrenon me festën:

AUSTRI-Salzburg pushtohet nga polemikat.Kampionët e Austrisë, falë fitores 1-0 ndaj Sevillas, u kualifikuan për herë të parë në historinë e tyre në fazën eliminatore të Champions League.

Noah Okafor shënoi golin e vetëm të ndeshjes në Red Bull Arena pas 50 minutash dhe e çoi skuadrën e Matthias Jaissle në vendin e dytë në grup, pas Lille. Në dhomat e zhveshjes plasi festa, një kor i intonuar nga lojtarët ndezi polemika, aq sa detyroi klubin t’u kërkonte falje publikisht Sevilla-s.

Shënuesi i golit të fitores, Noah Okafor ka xhiruar një video live gjatë festës. Asgjë e çuditshme, përveç se mund të dëgjoje ofendime të drejtuara ndaj skuadrës spanjolle. Në mënyrë të veçantë, shumë fansa dhe media kanë kapur shprehjen “Spanjollët bij ku****”. Një fjali që shkaktoi një cunam të vërtetë kritikash.

 

„Spanische Wi***er* ?

Exklusive Einblicke in die Salzburg-Kabine von Noah #Okafor nach dem Achtelfinaleinzug in der Champions League. #RBSSEV #UCL

___
? https://t.co/lF06ZWjXB6 pic.twitter.com/QfViWhfOEX

— FUMS (@fums_magazin) December 8, 2021

Kështu Salzburgu u detyrua të ndërhynte. Klubi austriak kërkoi falje publike Sevillas në Tëitter: “Në emocionin e atij që ka qenë një sukses kaq i jashtëzakonshëm për ne, janë thënë fjalë që nuk duhej të ishin thënë. Na vjen keq. Faleminderit / muchas gracias Seville!

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport champions league salzburg sevilla champions league salzburg sevilla

Sondazh

Poll