Sport

Alarm në Premier! Ranieri inkurajon lojtarët e tij që të vaksinohen kundër Covid-19

9 Dhjetor 2021, 17:24 Nga DOSJA
Alarm në Premier! Ranieri inkurajon lojtarët e tij që të

ANGLI – Trajneri i Watford, Claudio Ranieri, u bëri thirrje lojtarëve të tij që të vaksinohen kundër Covid-19 në një konferencë shtypi në prag të udhëtimit për ndeshjen ndaj Brentford këtë të premte (21:00) për Premier League. Tema u ngrit veçanërisht pas shfaqjes së disa rasteve pozitive për Covid të zbuluara brenda klubeve të Tottenham dhe Leicester.

Me trembëdhjetë raste në total (8 lojtarë dhe 5 anëtarë të stafit), Spurs ka shtyrë takimin e Conferencë League këtë të enjte (21:00) kundër Rennes nga UEFA. Ata kanë kërkuar tashmë edhe shtyrjen e ndeshjes së Premier League në Brighton këtë të dielë (15:00). Në të kundërt, “Dhelprat”, kanë udhëtuar drejt Napolit këtë të enjte (18:45) për të luajtur në Europa League me shtatë mungesë.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që të gjithë lojtarët duhet të vaksinohen, sepse ne do të luajmë çdo tre ditë tani dhe do të takojmë shumë lojtarë”,– tha Ranieri në një konferencë për shtyp të enjten. – Pa vaksinën, është një rrezik i madh. Watford do të luajë vërtet gjashtë ndeshje të kampionatit deri më 1 janar”.

“Sigurisht që duhet t’i respektoj të gjithë, por ata duhet ta dinë që ne qëndrojmë bashkë dhe nëse më pas vijnë me virusin, mund të na infektojnë”,- vijoi tekniku italian (70 vjeç). – Unë e kuptoj (Antonio) Conten (trajneri i Tottenham) dhe shpresoj që këtu në Watford gjithçka do të vazhdojë të jetë mirë. Është shumë e rëndësishme të ruani distancat e duhura, të bëni një test Covid çdo dy ditë dhe të mbani maskë. “

Trajneri i klubit londinez Antonio Conte (52) kishte shprehur shqetësimin e tij për përhapjen e shpejtë të numrit të rasteve brenda klubit, të mërkurën në një konferencë për shtyp. “Ata dje nuk ishin pozitivë, sot janë bërë të tillë dhe ne vazhdojmë të kemi kontakte me ta”,- tha italiani. – Është një problem serioz. Ne kishim 11 lojtarë në dispozicion për ndeshjen dhe në fund të seancës stërvitore (e mërkurë) një nga titullarët doli pozitiv. Eshte e frikshme.”

Watford, që renditet i 17-ti në Premier League me 13 pikë, do të përballet me Brentford, i 13-ti këtë të premte (21:00).

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport antonio contes në premier league claudio ranieri conference league për conference league. premier league premier league në twitter të vaksinohen kundër covid-19 trajneri i watford antonio contes në premier league claudio ranieri conference league për conference league. premier league premier league në twitter të vaksinohen kundër covid-19 trajneri i watford

Sondazh

Poll