Sport

Conference League/ Roma godet dyfish, fiton ndaj CSKA-së dhe rrëmben vendin e parë

9 Dhjetor 2021, 20:34 Nga DOSJA
Conference League/ Roma godet dyfish, fiton ndaj CSKA-së dhe rrëmben

EUROPË– Conference League ka prodhuar sa rezultate të bukura aq edhe interesante. Roma e cila para ndeshjes ndaj CSKA-së së Sofies ndodhej në vendin e dytë, arriti të fitonte me shifrat 3-2 dhe rrëmbeu vendin e parë, pasi Bodo/Glimt nuk shkoi më shumë se një barazim ndaj Zorya-s.

Për kryeqytetasit, shënoi dy herë Tammy Abraham dhe një herë Borja Mayoral çka i dhanë sigurinë Romës. Megjithatë, ata komplikuan gjithçka në fund pasi pësuan dy gola që vunë në rrezik vendin e parë.

Në grupin A janë kualifikuar LASK dhe Maçabi Tel Aviv respektivisht në vendin e parë dhe të dytë. LASK mposhti me rezultatin 3-0 HJK, ndërsa izraelitët u mjaftuan me një barazim 1-1 me Alashkert.

Edhe AZ Alkmaar ka bërë detyrën ndaj Randers që e mposhti me rezultatin minimal 1-0. Ky rezultat nuk ndikoi për asnjë nga ekipet pasi të dy kaluan në fazën tjetër. Në ndeshjen tjetër të këtij grupit Cluj mposhti Jablonecin me rezultatin 2-0.

Edhe Gent me Partizanin e Beogradit janë kualifikuar për fazën tjetër. Belgët mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Floran, ndërsa serbët u ndalën në një barazim 1-1 me Anorthosis.

 

? EARLY RESULTS ? Who impressed? ?

✅ Partizan and Randers progress
? Roma claim top spot in Group C#UECL

— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) December 9, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport conference league roma conference league roma

Sondazh

Poll