Sport

Longo i nervozuar: “Nëse doni të gjeni një përgjegjës për këtë ndeshje, ai jam unë”

9 Dhjetor 2021, 16:36 Nga DOSJA
Longo i nervozuar: “Nëse doni të gjeni një

TIRANE Kukësi vinte nga tre fitore radhazi në kampionat, por sot doli pa pikë nga përballja me Laçin, me bardhezinjtë që triumfuan 1-2. Trajneri i skuadrës verilindore, Diego Longo, dukshëm i zemëruar, foli pas takimit për “Gol pas Goli” në Supersport, duke analizuar paraqitjen e ekipit të tij kundër skuadrës kurbinase, teksa nuk munguan polemikat.

“Jam i mërzitur, jam shumë i zhgënjyer. Duhet të mësojmë nga kjo humbje, të nxjerrim leksione. Goli i anuluar? Ky është gol, është gol i pastër. Kukësi? Deri pak orë më parë, po sulmonin të gjithë pse thashë që ky ekip nuk krahasohet me Tiranën, ndërsa tani ndodh e kundërta.

Ishte gol i pastër ai i Lulajt, do shkonte ndeshja në barazim 2-2, nëse do shënonim edhe penalltinë, ndeshja do të përfundonte 3-2 për ne. Penalltia? Nuk kam koment, Hila mori përgjegjësi dhe gaboi, kaq. Nëse doni të gjeni një përgjegjës për këtë ndeshje, ai jam unë. Mjaft me sulme ndaj lojtarëve.

Ka pesë muaj që flitet për mbrojtjen tonë, ndërsa deri përpara ndeshjes së sotme ishim mbrojtja e tretë më e mirë e kampionatit. Nuk kam asgjë nëse më sulmojnë mua, thjesht dua të gjejmë një balancë, të dimë kush jemi. Sot nuk e merituam humbjen.

Goli i parë? Nuk gaboi Lulaj, ai ka eksperiencë të madhe, problemi lidhet me qasjen dhe nisjen e ndeshjes nga ana jonë. Është një gabim foshnjarak, por jo i mbrojtjes. Nuk është problemi që kemi siguri të tepërt, është qasja e gabuar falë së cilës pësuam dy gola në minutat e para”.

B.T (Dosja.al)

 

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport diego longo ekipi i kukësit hallaci trajneri i ri kukesit ish-trajneri i kukesit kukesi me trajner te ri diego longo ekipi i kukësit hallaci trajneri i ri kukesit ish-trajneri i kukesit kukesi me trajner te ri

Sondazh

Poll