Sport

Europa League/ Elmas fundos Leicester, kualifikohet Napoli. Ja rezultatet e tjera

9 Dhjetor 2021, 20:01 Nga DOSJA

EUROPË- Duhet të ishte nata e Napolit dhe ashtu rezultoi. Takimi ndaj Leicester ishte e rëndësishme për fatet e kualifikimit për në fazën tjetër të Europa League. Skuadra drejtuar nga Luciano Spalleti fiton me shifrat 3-2 në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Ndeshja nisi mirë për vendasit kur Ounas dhe Elmas shënuan në minutat 4′ dhe 24′.

U mendua se ndeshja u mbyll këtu por anglezët arritën të barazonin Evans dhe Dewsbury-Hall. Në pjesën e dytë do të ishte përsëri Elmas i cili në minutën e 52′ shënoi golin e avantazhit. Rezultati i tillë qëndroi në fuqi deri në fund të takimit. Me këtë fitore Napoli del nga grupi H me 10 pikë, po aq sa kryesuesit e Spartak Moscow.

Edhe Monaco është kualifikuar si e para e grupit pavarësisht barazimit 1-1 me Sturm Graz, ndërkohë që Sociedad ka lënë jashtë PSV-në pasi u ngjit në vendin e dytë të grupit duke mposhtur këta të fundit me rezultatin 3-0.

Fitore ka gjetur edhe Antwerp ndaj Olympiakosit me rezultatin minimal 1-0. Në ndeshjen tjetër të grupit Eintracht Frankfurt kalon si kreu i grupit dhe pse barazoi 1-1 me Fenerbahce. Ekipi tjetër i kualifikuar është Olympiakos.

Lyoni u ndal gjithashtu në një barazim 1-1 me Rangers që mbajti në lojë të dyja ekipet. Francezët si të parët e grupit dhe skocezët si vendi ndjekës.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport europa league napoli europa league napoli

Sondazh

Poll