Aktualitet

Provokimi nxerr bllof Veliajn/ ‘Marksi kthehet në varr’, përplasja me Arlin Qorin

9 Dhjetor 2021, 11:40 Nga DOSJA
Provokimi nxerr bllof Veliajn/ ‘Marksi kthehet në varr’,

TIRANË– Përplasje virtuale mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe aktivistit të “Organizata Politike”, pedagogut Arlind Qori. Mesa duket Veliaj ka vendosur që ta ‘rrahë hekurin’ sa është i nxehtë dhe të mos kalojë shumë kohë për të marrë hak ndaj prishjes së festës që kishte organizuar dje nga një anëtar i OP-së.


“Vrasës! Ke vrarë Ardit Gjoklajn!,”-këto ishin disa nga thirrjet e Bislim Laknës, një prej aktivistëve më të spikatur të OP-së. Prishja e festës së organizuar për Ditën e Rinisë ka bërë që Veliaj të “përveshë mëngët” dhe të marrë hak menjëherë. Menjëherë të nesërmën, kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka nxjerrë foto të punonjësve të pastrimit që zhdukin parrullat e OP-së, nga disa objekte të vendit. Ndërsa krahas fotove, ka thumbuar edhe filozofinë që ndjek Qori me OP-në.

Po punonjesit e pastrimit te Bashkise si e kaluan Diten e Rinise, qe per te gjithe qe pushim?

Vetem ne Tirane gjen pseudo-marksiste te cilat nxjerrin klasen punetore te fshije grafitet nga Qyteti Studenti ne dite pushimi.

(Marksi po rrotullohet ne varr)#ChampagneMarxists ?? pic.twitter.com/KrbmplFF86

— Erion Veliaj #EYC2022 ???? (@erionveliaj) December 8, 2021

Ndërsa nuk ka munduar as kundërpërgjigjia nga Qori, i cili me ironi e cilëson si “babloku”, duke shtuar se skena e pastrimit i ngjan me atë të filmit “Lulëkuqe mbi mure”.

“I gjithanshëm babloku! Edhe nxjerr punëtorët të fshijnë parullat si fashistët fëmijët te “Lulëkuqe mbi mure”, edhe kap 20-përqindëshat, edhe jep leksione mbi Marksin. Këllira e bërë njeri!,”-i përgjigjet ai.

PËRGJIGJIA E QORIT:

Madje nuk përfundon këtu pasi Qori i kujton Veliaj se ka shkelur Kodin e Punës, duke i detyruar njerëzit të punojnë dhe në ditë pushimi. E pra, aksioni i thjeshtë i aktivistëve të Organizatës Politike, një denoncim i vogël dhe prishja e gjithë propagandës së Veliajt, tregon shumë për mënyrën sesi ai e përballon mendimin ndryshe e atë kritik. Me fshirje e lancim publik…

(k.m./dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike arlind qori erion veliaj organizata politike arlind qori erion veliaj organizata politike

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Dhjetor 2021, 15:31

Shirat e dendur, përmbyten disa rrugë në Vlorë

VLORË – Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa prej lagjeve të qytetit të Vlorës. Së fundmi, “Albano e Romina”, “Kali i Trojës”, “24 ...