Aktualitet

Moti i keq e me reshje, rënie inertesh në disa akse në Qarkun e Elbasanit

7 Dhjetor 2021, 08:39 Nga DOSJA
Moti i keq e me reshje, rënie inertesh në disa akse në Qarkun e

ELBASAN – Reshjet e shumta që kanë përfshirë Qarkun e Elbasanit në 48 orët e fundit kanë sjellë mjaft probleme në disa prej akseve kryesore të zonës, ku raportohet se në akset nacionale ka pasur prezencë inertesh e aluvionesh, si në aksin Elbasan-Qafë Thanë, tek kthesat e Murrashit; në aksin Gramsh-Mollë Grabovë; në aksin Elbasan-Rrogozhinë në Murras.

Rënia e inerteve është problematika që raportohet nga emergjencat e Elbasanit në disa akse për shkak të reshjeve. Sipas njoftimi, në qarkun e Elbasanit ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar gjatë natës e orët e para të mëngjesit. Ndërkohë, raportohet se nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve.

Lumenjtë e përrenjtë kanë prurje mesatare larg pikës së rrezikut. Në furnizimin me energji ka një fider jashtë pune në Gramsh tek i cili po punohet nga ana e OSHEE.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq në vend/Shkodra pa drita, Lezha e izoluar, bora mbulon Korçën e Kukësin

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan moti i keq ne shqiperi elbasan moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll