Aktualitet

Testi i drogës, deri më tani 30 policë pozitivë, përdoruesit humbin uniformën!

7 Dhjetor 2021, 10:46 Nga DOSJA
Testi i drogës, deri më tani 30 policë pozitivë,

SHQIPËRI – Punonjësit e policisë në të gjithë vendin kanë nisur t’i nënshtrohen testeve të drogës, ndërsa deri më tani mësohet se janë kryer rreth 1 mijë testet e para. Faza e parë e testimit të policëve, të cilët janë përzgjedhur nga vlerësimi i eprorëve dhe SHÇBA, pritet të përmbyllet brenda muajit dhjetor. Nga testimet e kryera deri më tani, rreth 30 efektivë policie kanë dalë me rezultate mbi normën e lejuar, ndërkohë, për të saktësuar rezultatet, pritet të ribëhen testet për të saktësuar nëse rezultatet janë mbi normë për shkak të përdorimit të drogës apo si efekt anësor i përdorimit të medikamenteve të ndryshme.

Kujtojmë se çdo punonjës policie ka të drejtën e ankimimit, nëse nuk e pranon rezultatin e testit. Ndërkohë, pas kryerjes së dy testeve, analizat do të verifikohen nga një ekip mjekësor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe nëse rezulton se punonjësi i policisë është konsumator droge, atëherë standardet profesionale do të nisin ecuri të rëndë disiplinore për punonjësin, gjë e cila sjell përjashtimin e tij nga policia.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dalin rezultatet policia e shtetit testi i droges per policet dalin rezultatet policia e shtetit testi i droges per policet

Sondazh

Poll