Aktualitet

VD-Rruga e dëmtuar drejt varrezave në Shkodër, banorët: Jemi për faqe të zezë

7 Dhjetor 2021, 11:24 Nga DOSJA
VD-Rruga e dëmtuar drejt varrezave në Shkodër, banorët: Jemi

SHKODËR– Banorët në Shkodër kanë ankesa për sa i përket rrugës e cila ndodhet pranë varrezave në Stom-Golem. Ata shprehen se gjendja në të cilën ndodhet rruga është një turp. Qytetarët që vijnë për familjarët e tyre që kanë ndërruar jetë duhet të kalojnë mes baltës e ujit.

Të vetmit që kanë ndërhyrë në disa raste kanë qenë banorët e vetë zonës, teksa pushteti lokal e ka lënë në harresë totale.


DËSHMIA E BANORËVE:

-Para 30 vitesh e tani jemi për faqe të zez, jemim munduar dhe të bëjmë diçka privatisht por shteti bën fjalë. Të paktën e mbushim me zhavorr.

-“Mes qytetit të Shkodrës është turpi më i madh me e pa dikush rrugën në këtë gjendje sepse këtu është kultura jonë, kemi të afërmit tonë dhe më vjen shumë keq për qeverisjen vendore.

-Varrezat janë trashëgëmia e të parëve tonë, jemi gati të kontribuojmë në mënyrë vullnetare.

-Jam anku kudo në Shkodër për këtë rrugë, për pak gjë rregullohet por nuk i bie askujt ndërmend, mbeturinat në 4 anët. Edhe kryetarja e Bashkisë të vijë të shohë se vijmë për varrime në këtë 100 metër rrugë e mezi kalojmë.

-“Shteti ka të drejtë të interesohet për ne, ata e kanë nxeh xhepin e vet dhe nuk kanë galje për ne. Kjo rrugë është skandaloze, ka shkuar uji një metër, këta nuk interesohen për të gjallët jo më për të vdekurit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet shkoder varrezat ne shkoder shkoder varrezat ne shkoder

Sondazh

Poll