Aktualitet

KULISAT në SHBA! Vuçiç po i përgatit ‘gropën’ Dodikut, e ndihmon Richard Grenell

7 Dhjetor 2021, 11:20 Nga DOSJA
KULISAT në SHBA! Vuçiç po i përgatit

BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përmes lobistit Richard Grenell i ka ofruar ndihmë politikanit serb të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik. Siç edhe shkruan media malazeze “Vijesti”, Grenell është takuar me një grup kongresmenësh të Partisë Republikane më 1 dhjetor në hotelin Trump në Uashington, ku në takim ka marrë pjesë edhe ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriç, bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Vuçiç për një kohë të gjatë.

Sipas “Vijesti”, ish i dërguari amerikan për dialogon mes Kosovës dhe Serbisë, në atë takim Dodik u prezantua si një factor përçarës në Ballkan dhe Vuçiç si partner dhe stabilizues në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ndër kongresmenët që morën pjesë në takim thuhet se ishin Claudia Tenny, Mike Turner dhe Nicole Maliotakos. Po as ata dhe as Grenell nuk iu përgjigjën pyetjeve të “Vijesti” lidhur me çfarë ka ndodhur në atë takim.

Gjatë darkës pretendohet se Grenell ka ofruar se në takim, Vuçiç ishte i gatshëm që të ndihmonte në tërheqjen ose largimin e Dodikut, duke ofruar Zeljka Cvijanoviqin si alternative për Republika Srbcka. Në këmbim, Vuçiç shpreson se kjo mund të përmirësojë imazhin e dëmtuar, veçanërisht në prag të zgjedhjeve.

E gjitha pasi së fundmi, një grup kongresmenësh amerikanë nga demokratët së fundi i dërguan një letër presidentit amerikan Joe Biden, në të cilën kritikonin ashpër Presidentin e Serbisë pas akuzave për korrupsion dhe presion brutal ndaj mediave, madje kërkonin shqyrtimin e sanksioneve. Por mesa duket pas kësaj letre presidenti amerikan ka kërkuar “ndihmën” e Grenellit.

Marrë dhe përkthyer nga Vijesti.me

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni aleksander vucic milorad dodik richard grenell aleksander vucic milorad dodik richard grenell

Sondazh

Poll