Aktualitet

VD+FT/ Kapen 1.5 ton drogë në Turqi, ‘pakoja’ ishte nisur nga Shqipëria. 3 në pranga

7 Dhjetor 2021, 11:11 Nga DOSJA
VD+FT/ Kapen 1.5 ton drogë në Turqi, ‘pakoja’ ishte nisur

TURQI– 1.5 ton kanabis nga Shqipëria janë gjetur të fshehura në pyll, në Muglas! Operacioni i koduar “Operacioni i nderit”, ka nisur pas marrjes së informacioneve se një sasi e madhe droge po vinte nga Shqipëria. Zëvendësministri i Brendshëm Mehmet Ersoy bëri me dije në rrjetet e tij sociale se sinjali ishte dhënë nga njësia ndërkombëtare.

“Një anije peshkimi pa flamur u zbulua në ujërat ndërkombëtare dhe lëvizjet e saj të dyshimta u monitoruan menjëherë,”-shkruan Ersoy në rrjetet e tij sociale. Ndërsa në pamjet e publikuara nga operacioni, duket droga e paketuar në disa qese  të mëdha të zeza, ndërsa janë publikuar edhe disa nga fotot e personave të arrestuar.

Por për këta të fundit nuk ka asnjë detaj, as për kombësinë dhe as për emrat. Ndërkohë që bashkë me drogën, Policia ka sekuestruar edhe 3 pistoleta.

Marrë nga Sozcu

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet drogë në turqi drogë në turqi

Sondazh

Poll