Aktualitet

Moti i keq / ARRSH njofton për akset ku duhet të bëni kujdes si pasojë e dëborës

7 Dhjetor 2021, 08:35 Nga DOSJA
Moti i keq / ARRSH njofton për akset ku duhet të bëni kujdes si

TIRANË – Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një njoftimi për mediat ka bërë një pasqyrim të situatës së sotme në të gjitha akses kombëtare, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe dëborës që kanë goditur vendin tonë në 48 orët e fundit.

Sipas ARRSH. si pasojë e reshjeve të shiut që kanë vazhduar edhe përgjatë orëve të natës, kanë sjellë rënie të gurëve dhe inerteve në disa akse rrugore. Ndërkohë Valbona, Qafa e Qarrit, Dardha dhe Voskopoja janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Në këto zona drejtuesit e mjeteve këshillohen të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.

Njoftimi i ARRSH:

“Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Kontraktorët kanë qenë në terren ku kanë bërë pastrimin e akseve nga rënia e gurëve apo inerteve si në: Qafë Mali-Fierzë, Sopot-Kam, Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm, Gramsh-Kodovajt dhe në zonën e Poçemit. Në Valbonë, në Qafën e Qarrit, në Dardhë dhe në Voskopojë ka pasur reshje bore, rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vazhdon pa probleme.  Drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq në vend/Shkodra pa drita, Lezha e izoluar, bora mbulon Korçën e Kukësin

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh moti i keq ne shqiperi arrsh moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll