Aktualitet

Tragjedia e 9 janarit, familjarët protestë para SPAK: I vrau shteti, duam drejtësi!

7 Dhjetor 2021, 10:09 Nga DOSJA
Tragjedia e 9 janarit, familjarët protestë para SPAK: I vrau shteti,

TIRANË– Kur kanë kaluar 18 vite nga tragjedia e 9 janarit në Karaburun, familjarët e viktimave ende kërkojnë drejtësi. Sot ata janë grumbulluar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për të protestuar për hetimin e çështjes. Kjo e fundit është rikthyer në prokurorinë e Vlorës për moskompetencë, gjë që ka shkaktuar tensione tek familjarët, të cilët pretendojnë se institucionet në Vlorë janë të korruptuara dhe nuk kanë besim. Duke kërkëuar kështu që SPAK të marrë në dorë çështjen.


“Ne jemi përfaqësues të shoqatës 9 Janari, unë jam kryetari. Përfaqësojmë shoqatën e 30 familjeve, ku na kanë vdekur 30 fëmijët tanë afër bregut në Vlorë. Ata njerëz kanë qenë një grup i strukturuar kriminal, që përbëhet nga Policia e Vlorës. E ndaluan gomonen në mes të detit dhe kanë gjuajtur me armë. Ne kërkojmë zbardhjen e çështjes. Kërkojmë hapjen e çështjes. Është e vetmja tragjedi për arsye se nuk është dhënë ndihma. Është njoftuar shteti dhe kanë thënë; po vdesim këtu dhe nuk u bë operacioni i kërkim-shpëtimit për të shpëtuar ata njerëz. Pandeli Majko ka folur me palën italiane, i tha mos na sillni në Vlorë, çojini në Sazan. I lanë atje për t’u fundosur. Ishte gomonia me 8 persona brenda, e di shteti se ku i ka çuar. I kanë mbajtur 17 orë në det, kemi bërë kallëzim në SPAK, na kanë mbyllur çështjen në Vlorë. Na kanë vrarë 30 vetë,”– tha Nikollë Mehillaj, kryetar i shoqatës së viktimave.

Tragjedia e 9 Janarit ndodhi në afërsi të Vlorës në vitin 2004, kur gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. 18 burra e tre gra u gjenden të pajetë mëngjesin e 10 janarit nga një helikopter i NATO-s së i ushtrisë italiane. Viktimat ishin kryesisht nga zona e Shkodrës dhe të moshës nga 15 në 33 vjeç. 8 rezultojnë ende të zhdukur. 11 të tjerët mundën të shpëtonin, mes tyre edhe skafistët.  Familjarët e viktimave pretendojnë se familjarët e tyre janë lënë qëllimisht të mbyten, duke akuzuar drejtorin e Policisë, Bajrim Ibraj, por edhe ish-ministrat Igli Toska dhe Pandeli Majko.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 9 janarit tragjedia e 9 janarit

Sondazh

Poll