Aktualitet

Reshjet/ Mungon energjia elektrike në Shkodër, lumenjtë brenda niveleve (SITUATA)

7 Dhjetor 2021, 08:35 Nga DOSJA
Reshjet/ Mungon energjia elektrike në Shkodër, lumenjtë brenda

SHKODË– Në territorin e Prefekturës së Qarkut Shkodër kanë vazhduar reshjet e shiut me intensitet të ulët gjatë natës, teksa përveç mungesës së energjisë elektrike në disa zona, nuk ka problematika të tjera.

Në qarkullimin e mjeteve nuk raportohen për probleme. Pa energji elektrike ka mbetur zona e Fideri Hajmel i N/st Vau Dejës, Fideri Gjegjanë në N/st e Fushë Arrëzit, disa abonentë në Qafe Mali, 4 Kabinat e fundit të Fiderit Zues dhe një kabinë e F4 të Sh1. Ekipet janë në terren dhe po punojnë për të rregulluar problemin.

Nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë informohet se nivelet e ujit në lumin Buna janë poshtë leximit minimal të hidrometrit, që fillon nga 6m. Niveli ujit në lumin Drin është poshtë leximit minimal të hidrometrit që fillon nga 5 m.

Buna në Dajç është poshtë leximin minimal të hidrometrit që është nga 3m. Lumi Kir tani ka rreth 60 m/s ujë, lumi Gjadër ka rreth 50 m3/s ujë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi shkoder moti i keq ne shqiperi shkoder

Sondazh

Poll