Aktualitet

Stuhia lë në errësirë fshatrat e Lezhës! Qyteti ‘pushtohet’ nga uji, fryhen lumenjtë

6 Dhjetor 2021, 07:57 Nga DOSJA
Stuhia lë në errësirë fshatrat e Lezhës! Qyteti

LEZHË– Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar problemet e para në qytetin e Lezhës. Që prej mbrëmjes së djeshme në disa zona ka pasur prezencë uji, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e mjeteve.

Moti i me reshje shiu ka sjellë probleme dhe në furnizimin me energji elektrike në disa fshatra, ku sipas raportimeve janë në errësirë që prej mbrëmjes së kaluar. Rreth 80% e fshatrave dhe një pjesë qytetit kanë mbetur ditën e djeshme pa energji elektrike, ndërsa OSHEE bën me dije se po punohet për riparimin e defekteve të krijuara.

Gjatë 24 orëve në zonat e ulëta dhe bregdetare ka pasur reshje të shiut me intensitet të ulët dhe mesatar të cilat vijojnë edhe tani, kurse në zonat malore në lartësitë mbi 1000m ka pasur reshje të dëborës.


NJOFTIMI PËR SITUATËN NË LEZHË:

-Sasia e reshjeve në territorin e bashkisë Lezhë është rreth 45mm dhe në teritorin e bashkisë Kurbin është rreth 65mm.

-Në bashkitë Lezhë e Kurbin, niveli i ujrave në lumenj dhe sistemin kullues është mbi kuotat mesatare po pa problem të prezencën e ujit në sipërfaqet e tokës bujqësose dhe ato depressive.

-Hidrovorët punojnë me kapacitet të plotë për evadimin e ujrave nga basenet e tyre, duke ruajtur niveline kuotave.

-Në bashkinë Mirditë, kemi rreshje të shirave në rreth 50 mm, kurse në lartësitë mbi 1000m kemi reshje të dëborës, pa problem për bllokimin e rrugëve rurale dhe ato bashkiake.

-Rrugët nacionale dhe ajo e Kombit, janë të kalushme pa probleme.

-Furnizimi me energji elektrike është pa probleme

-Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

-Rezervuarët po moniturohen, për prezencen e ujit në basenin e tyre dhe sigurinë e digave.

Gjithashtu ka pasur një shtim të prurjeve në lumenjtë Drin dhe Mat. Po ashtu, ka pasur fryrje e shtretërve të lumenjve Ishëm dhe Erzen kryesisht në afërsi të grykëderdhjeve.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe moti i keq ne shqiperi lezhe moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll