Aktualitet

Përsëritet HORRORI! Burri në Lushnje tërheq zvarrë me makinë qenin

6 Dhjetor 2021, 13:41 Nga DOSJA
Përsëritet HORRORI! Burri në Lushnje tërheq zvarrë me

TIRANË– Një rast i tmerrshëm i dhunimit të kafshëve ka ndodhur në Kolonjë të Lushnjes. ‘Joq’ ka ndarë një video në të cilën shihet një makinë e cila tërheq zvarrë qenin. Qeni në fjalë është i gjallë, ndërsa nuk dihen ende arsyet e këtij veprimi barbar.

Mesazhi i dërguar në JOQ:

Përshëndetje Joq, shikoni se çfarë bëhet në Kolonjë të Lushnjës si e marrin xzvarrë qenin të gjall. Publikojeni që të kuptojnë këta kafshët që vrasi qentë. Anonim ju lutem.

Rasti i njëjtë me të Lushnjes ka ndodhur në Sukth të Durrësit në vitin 2020. Drejtuesi i mjetit pasi vrau qenin, e lidhi e më pas e tërhoqi zvarrë, me idenë për ta hedhur trupin e tij në ndonjë vend larg. Shoferi u shoqërua penalisht për veprën penale të keqtrajtimit të kafshëve.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lushnje qeni terhiqet zvarre lushnje qeni terhiqet zvarre

Sondazh

Poll