Aktualitet

EPIKE! Durrësi kthehet në Venecia, qytetari heq këpucët dhe kalon rrugën zbathur

6 Dhjetor 2021, 13:05 Nga DOSJA
EPIKE! Durrësi kthehet në Venecia, qytetari heq këpucët dhe

DURRËS – Një video sa gazmore aq edhe për të vënë duart në kokë është publikuar në rrjetet sociale, teksa shihet se si rrugët në qytetin e Durrësit janë kthyer në lumenj, ndërsa qytetarët as që mund ta çojnë ndërmend të gjejnë një hapësirë në rrugë që të mos jetë kthyer në pellg.

JOQ ka publikuar një video në afërsi të stadiumit të qytetit ‘Niko Dovana’, ku shihet se si një qytetar, ka zgjedhur të heqë edhe këpucët për të ecur në rrugë, teksa i mban në dorë dhe madje ka ngritur deri në gju pantallonat e tij, pasi niveli i ujit në këtë zonë, sa herë që bie shi bëhet tepër problematik për banorët.

Kjo situatë është prej vitesh tashmë e përsëritshme, madje mjafton një shi i rrëmbyer vetëm pak minuta dhe zona kthehet në një Venecia të vogël.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi permbytje ne durres video epike moti i keq ne shqiperi permbytje ne durres video epike

Sondazh

Poll