Aktualitet

Kreu i Konkurencës! Denar Bina merr ‘ok’ nga ‘Financat’, Braçe kundër: Kam rezerva

6 Dhjetor 2021, 11:48 Nga DOSJA
Kreu i Konkurencës! Denar Bina merr ‘ok’ nga

TIRANË– Komisioni i Ekonomisë shqyrtoi ditën e sotme kandidaturën për kryetar të Autoritetit të Konkurrencës. Kandidati Denar Biba ka zgjedhur që të mos jetë i pranishëm sot në mbledhje, duke shkaktuar debate mes maxhorancë dhe opozitës.

Edhe pse nuk ishte prezent, Biba mori miratimin e Komisionit të Ekonomisë për t’u zgjedhur në krye të Autoritetit të Konkurrencës. Emri i tij pritet t’i shkojë Kuvendit, për të zëvendësuar në krye të Autoritetit të Konkurrencës Luljana Latifin. Biba mori 4 vota kundër, atë të Erion Braçes, Alfred Rushaj, Edmond Spahos dhe Arbi Agalliut.


Rezerva shfaqi për këtë miratim, deputeti Erion Braçe, i cili është shprehur se Biba nuk ka qënë asnjëherë funksionar i Partisë Socialiste dhe as anëtar, deputet apo kryetar organizate.

“Denar Biba nuk ka qenë asnjëherë funksionar i PS, as anëtar i PS as deputet i saj as kryetar organizate. Detyra e kryetarit të Komisionit të Zgjedhjeve nuk është politike, është kushtetuese. Nëse gjykojmë nga ky aspekt, për mua ky zotëria nuk është njeri politik aq më tepër i PS. Zotëria ka qenë në një detyrë shtetërore dhe në këtë detyrë kam rezervat e mia, për të gjithë institucionin e Prokurimit Publik të asaj kohe që është shkarkuar i gjithi. Për mua kandidatura e zotërisë, nuk e kam votuar as kur u bë anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, njeh shumë mirë fushën e zgjedhjeve, të drejtën Kushtetuese, por në këtë lëmin për të cilin po e ngarkojmë me përgjegjësi, ashtu si në atë lëmin e Prokurimeve Publike që e ngarkuam me përgjegjësi, nuk ka njohje. Kam rezerva për integritetin e zotërisë”,

Po ashtu, kundër këtij propozimi ishte dhe opozita. Alfred Rushaj kërkoi që Biba të vinte vetë në Komision dhe të paraqiste para tyre platformën që ai ka dhe vizionin për ta drejtuar institucionin.

“Duam që zotëria të vijë, dhe të na paraqesë platformën e vetë dhe për të treguar vizionin e tij për të drejtuar këtë institucion. Institucioni i konkurrencës është shumë i rëndësishëm. Ne absolutisht nuk gjykojmë që zotëria do të ketë besimin e një pjese të mirë, jo vetëm të opozitës por edhe shoqërisë. Mos të harrojmë që është, jo vetëm me afërsinë politike, por të mos harrojmë që është personi që ka mbajtur një pozicion të lartë shtetëror që është akuzuar nga një anëtar i Gjykatës së Strasburgut. Kur keni qenë ju në opozitë, keni pasur një post. Ka uzurpuar pozicionin e anëtarit që e ka mbajtur opozita.”, tha Rushaj.

Autoriteti i Konkurrencës (AK) është institucioni publik i ngarkuar nga ligji për të mbrojtur konkurrencën e lirë dhe efektive në Shqipëri. Ky institucion ka për qëllim të mbrojë konkurrencën në vetvete, si një e mirë publike. Në këtë mënyrë, mbrojtja e konkurrencës efektive i shërben interesit publik.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike denar biba komisioni i ekonomise 6 dhjetor 2021 denar biba komisioni i ekonomise 6 dhjetor 2021

Sondazh

Poll