Aktualitet

VD:Të gjithë grumbull te “Regency Casino”! Si shkelet ora policore në mes të Tiranës

6 Dhjetor 2021, 13:40 Nga DOSJA
VD:Të gjithë grumbull te “Regency Casino”! Si shkelet ora

TIRANË– Ora 23:00 duhet që të gjejë në shtëpi çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë, përveç të ‘fiksuarve’ pas lojrave të fatit. Kazino “Regency”, e cila ndodhet tek kompleksi i njohur si “Taiwani”, qëndron e hapur edhe pas vendosjes së orës policore.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, ambientet janë të hapura edhe në orarë të ndaluara, duke u favorizuar qartësisht nga pushteti dhe Policia e Shtetit. Kjo e fundit, ka shumë pak gjasa që të mos ketë pikasur vërtetë një turmë të tillë me njerëz që presin të hyjnë në kazino. Por me urdhër të kujt, i kanë lënë që të qarkullojnë lehtësisht.

 

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Mesa duket me gjithë favorizimet e tjera ndaj kazinosë në qendër të qytetit, përfshirë edhe shtyrjen e licencës nga Autoriteti i Mbikëqyjres së Lojërave të Fatit, duket se i kanë shtuar edhe lejimin e punës edhe në orët e ndaluara. Tek e fundit, kjo është shkelja më e vogël që ndodh në qendër të Tiranës, para syve të të gjithëve.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kazino tajvani licensa e tajvanit kazino tajvani licensa e tajvanit

Sondazh

Poll