Aktualitet

I shpallur në kërkim, Ramazan Raja: Jam në Dubai, s’jam arratisur! Nxirrni provat

6 Dhjetor 2021, 12:54 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim, Ramazan Raja: Jam në Dubai, s’jam

TIRANË– Ramazan Raja, i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në Lezhë, ku i riu së bashku me dy miqtë e tij u futën brenda një lokali duke kërkuar për një person ka dhënë versionin e tij për mediat. Për ‘Balkanweb’, 28-vjeçari mohon të ketë lidhje me këtë ngjarje, duke e cilësuar si të stisur dhe pa prova. Ai kërkon fakte e nëse kjo ndodh Raja do të paraqitet para drejtësisë dhe do të pranojë dënimin maksimal.

Ndër të tjera, i dyshuari shprehet se aktualisht ndodhet në Dubai, aty ku jeton prej muajit gusht, duke hedhur poshtë pretendimet se mund të jetë arratisur nga Shqipëria.

Ramazan Raja:

Është një ngjarje e stisur nga policia e prokuroria. të më nxjerrin një fakt apo provë, dhe jam gati të paraqitem para drejtësisë, të marr dënimin maksimal. Aktualisht ndodhem në Dubai, jetoj këtu prej gushtit të këtij viti. Nuk jam arratisur nga Shqipëria, hyrje daljet e mia mund të verifikohen lirshëm.

Natën e ngjarjes që flet policia, për të cilën më ka ngritur akuzë, kam qenë në shtëpinë time, kam video e foto për këtë, dhe prokuroria e policia e dinë shumë mirë, sepse më kanë thënë telefoni im është në përgjim. E kanë kollaj për ta zgjidhur këtë cështje.”- u shpreh Rraja, ku ndër të tjera apelon që xhaxhai i tij deputet, Rrahman Rraja, të mos lakohet sa herë përmendet emri i tij. Sa i takon, xhaxhait tim deputet dua që mos të përmendet emri i tij, nuk kam asnjë lidhje me të, asnjë lloj kontakti. Ai është i zgjedhur i popullit, nuk dua të përfshihet në këtë ngjarje.

Është një ngjarje e stisur, nga njerëz që policia e di shumë mirë. Nuk e kam idenë kush janë njerëzit në lokal, nuk kam qenë kurrë në atë fshat të Lezhës. Kam çuar avokatin tim në polici, të më japin qoftë edhe një provë të vetme, dhe jam i gatshëm të vi, i hipi avionit menjëherë dhe vi paraqitem para drejtësisë.
Dikush ka akses shumë të fortë te policia e Lezhës, kundrejt rryshfetit terorrizojnë familjen time. Një e dy më nxjerrin emrin në media. Policia e prokuroria të bëjnë punën e tyre, të keni një provë e fakt, dhe jo gojëdhënat, nga goret e Kurbinit. Nuk kam konflikt me njeri, lëviz i qetë.

LAJMI KRYESOR:Terrori në lokalin në Lezhë!Në kërkim 3 persona, mes tyre Rraja, i riu: Jam në Dubai

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ramazan rraja terrori ne lokalin ne lezhe ramazan rraja terrori ne lokalin ne lezhe

Sondazh

Poll