Aktualitet

EMRAT/ Vrau bashkëshorten në Greqi, identifikohet çifti shqiptar

6 Dhjetor 2021, 10:43 Nga DOSJA

GREQI– Shqiptari i cili vrau bashkëshoren në Greqi, quhet Festim ndërsa viktima Elona. Sipas asaj që ai ka dëshmuar vetë në polici, e ka mbytur gruan me duar.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në dhomën e çiftit, ndërsa dy fëmijët e tyre, 8 dhe 10 vjeç, flinin në një dhomë tjetër. Çifti jetonte në Vlachioti prej 3 vitesh dhe punonin në bujqësi. Dy fëmijët e tyre janë marrë në kujdestari nga daja, vëllai i Elonës, i cili jeton në të njëjtin fshat.

Disa orë para ngjarjes, autori kishte postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqej duke përqafuar të shoqen.

LAJMI KRYESOR: Shqiptari vret gruan në Greqi! Fëmijët flinin ngjitur, dëshmia: Do më linte

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari vret gruan ne greqi shqiptari vret gruan ne greqi

Sondazh

Poll