Aktualitet

Terrori në lokalin në Lezhë!Në kërkim 3 persona, mes tyre Rraja, i riu: Jam në Dubai

6 Dhjetor 2021, 08:27 Nga DOSJA
Terrori në lokalin në Lezhë!Në kërkim 3 persona, mes

LAÇ– Rikthehet në skenë Ramazan Rraja! Nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rrajës është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se është një prej tre personave që u futën me armë zjarri brenda lokalit në Zejmen. Siç dukej edhe në videon e siguruar nga Dosja.al, Rraja dhe dy persona të tjerë, të cilët mendohet se janë Roan Brahimi, 29 vjeç, banues në Fushë-Krujë dhe Alesio Dobrozi, 31 vjeç, u futën brenda lokalit të armatosur në kërkim të një personi.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm, ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit Ani Kolës, dhe një miku të tre të rinjve, Ramazan Rrajës, Alesio Dobrozit dhe Roan Brahimit. Për të ‘mbyllur hesapet’ tre të rinjtë e armatosur, kanë shkuar në lokalin e Ani Kolës dhe kanë kërkuar kushëririn e tij, të riun e identifikuar vetëm me iniciale L.M (K), i cili më herët ishte konfliktuar me Gj.J, mik i tre të shpallurve në kërkim. Por për fatin e tij të mirë, ‘shënjestra’ nuk ndodhej në lokal në momentin e ngjarjes. E as pronari i biznesit, Ani Kola. Të vetmit që ndodheshin brenda ishin tre të rinj që po konsumonin pije, e nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjen. Por edhe ata do të duhet të përballen me veprën panale “moskallëzim krimi”.

Ndërkohë që vetë Rraja në një intervistë për mediat nga arratia pretendon se e gjitha është një ngjarje e stisur nga Policia e Prokuroria dhe se ai ka prova që vërtetojnë të kundërtën. Gjithashtu ai ka konfirmuar se aktualisht ndodhet në Dubai ku jeton prej gushtit. Ndërsa ka kërkuar që xhaxhai i tij deputet të mos përmendet më nga mediat dhe të lidhet me të.

Ramazan Rraja është djali i xhaxhait të Rexhep Rrajës, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, që u përfshi në një skandal me ish-të dashurën e tij, Xhisiela Maloku disa vite më parë. Në intervistat televizive, Xhisiela e përmendte personazhin e këtij lajmi, Ramazanin si një nga njerëzit e saj më të afërt, me të cilin kishte raporte miqësore edhe pas ndarjes me Rexhep Rrajën. Po ashtu, Ramazani u bë i njohur edhe me figurë pas videos së bërë publike në media, ku shfaqej duke dhunuar një grua.  Gjithashtu, vitin që lamë pas Rraja u arrestua në Belgjikë si pjesë e një grupi që merrej me trafik lëndësh narkotike. Megjithatë ia doli që t’i shpëtonte drejtësisë por edhe aksionit të “OFL-së”. Ndërkohë që edhe miku i Rrajës, Brahimi është i njohur për Policinë, pasi është arrestuar në vitin 2018, pasi udhëtonte me armë, bizhuteri dhe një sasi te madhe eurosh me vete. Ai u vu në pranga nga policia e Lezhës, pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë Bereta me një krehër me 15 fishekë. Ndërsa për të tretin duket se nuk ka precedentë të mëparshëm penalë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

I shpallur në kërkim, Ramazan Raja: Jam në Dubai, s’jam arratisur! Nxirrni provat

Nipi i tij i shpallur në kërkim, Rrahman Rraja: E dija se ishte jashtë shtetit!

Miku i Rrajës! Kush është 29-vjeçari i shpallur në kërkim për ‘terrorin’ në Lezhë

Hyri i armatosur në lokalin në Lezhë, Ramazan Rraja shpallet në kërkim

(a.b.k.m.e.h/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne lezhe policia lezhe ramazan rraja roan brahimi terrori ne lokalin ne lezhe grabitja ne lezhe policia lezhe ramazan rraja roan brahimi terrori ne lokalin ne lezhe

Sondazh

Poll