Aktualitet

Çmimi i karburanteve/Konfindustria nxjerr zbuluar kompanitë: Të tipit kartel!

6 Dhjetor 2021, 08:27 Nga DOSJA
Çmimi i karburanteve/Konfindustria nxjerr zbuluar kompanitë: Të

TIRANË– Konfindustria ka ngritur si shqetësim çmimin e naftës. Me anë të një reagimi, ata bëjnë të ditur se çmimet e karburanteve në tregun vendor janë të pandryshueshme ndërkohë që në të gjitha tregjet botërore dhe në vendet fqinje ka një kah i fortë rënës. Sipas Konfindustria, në këtë drejtim ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, ose në të kundërt pasojat do të jenë shkatërruese për biznesin, qytetarët dhe ekonominë kombëtare.

Konfindustria kërkon edhe njëherë krijimin e Entit Rregullator të karburanteve, duke marrë si shembull atë të Maqedonisë se Veriut.

“Në bursat ndërkombëtare çmimet e karburanteve kanë rënë në pothuaj 21% të çmimit më të lartë të vitit. Vetëm krahësimisht 24 nëntorit 2021, çmimet e karburanteve kane rënë mesatarisht me 12%. Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut, agjencia rregullatore e karburanteve javën e fundit vendosi për uljen e ndjeshme të çmimit të karburanteve. Çmimet në Maqedoninë e Veriut edhe para uljes së fundit ishin mbi 30% më të ulëta se në Shqipëri. Konfindustria ripërsërit kërkesën për vendimmarrjen politike për krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK, sipas shembullit të Maqedonisë së Veriut. Tregu i karburanteve në Shqipëri, ka 1.5 miliard dollarë $ qarkullim vjetor dhe kap 10% të PPB”, shkruhet në reagim.

Reagimi mbyllet me kërkesën drejtuar politikës për të krijuar Entin Rregullator të Karburanteve, sipas shembullit të Maqedonisë së Veriut, që do të korrigjonte, sipas Konfindustrisë këto deformime të tregut dhe caktimin e çmimeve të tipit kartel.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet cmimi i naftes konfindustria kriza energjitike shqiperi cmimi i naftes konfindustria kriza energjitike shqiperi

Sondazh

Poll