Politike

Letra e Metës për burgjet, Rama: Një njeri pranë tij foli me kriminelët, iu kërkoi të marrin në dorë situatën

20 Qershor 2019, 10:55 Nga DOSJA
Letra e Metës për burgjet, Rama: Një njeri pranë tij foli me

TIRANE- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ka thënë se para dy ditësh një person pranë katërshes Berisha-Meta-Basha-Kryemadhi ka folur me eksponentë në burgje. Pas kësaj, tha Rama, ka ardhur edhe letra e djeshme e Metës, ku i kërkonte kreu të Burgjeve që të merrte masat për të ruajtur rendin dhe sigurinë në institucionet e vuajtjes së dënimit.

“Para dy ditësh morëm informacion se një njeri pranë katërshes, ka komunikuar me persona në burgje që të marrin në dorë pjesën e tyre për revolucionin imagjinar. Menjëherë më pas del letra e presidentit të shqetësuar për situatën në burgje. Presidenti po të ishte i shqetësuar për situatën, s’duhet të kishte bërë letrën publike. Dhe e dërgoi letrën në vendin e gabuar. Po të donte informacion, do kërkonte informacion nga ministrat. Drejtorët s’janë nomenklatura e tij, pavarësisht se i duket vetja udhëheqës Suprem përkrah liderit supreme.”-tha Rama.

Deklarata e Ramës vjen një ditë pasi presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dërguar një letër drejtorit të Burgjeve, Agim Ismaili, të cilit i kërkonte që të siguronte burgjet e vendit, pasi kishte informacione se situata mund të tensionohej nga të burgosurit atje.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama letra e metes seanca plenare 20 qershor 2019 situata në burgje edi rama letra e metes seanca plenare 20 qershor 2019 situata në burgje

Sondazh

Poll