Politike

BILD ndez Shqipërinë, përgjimet tensionojnë edhe më situatën (REAGIMET)

20 Qershor 2019, 10:19 Nga DOSJA
BILD ndez Shqipërinë, përgjimet tensionojnë edhe më

TIRANË- Përgjimet e publikuara dje nga gazeta gjermanë BILD kanë tensionuar edhe më situatën politike në Shqipëri.

10 audio, me në fokus kupolën udhëheqëse të Partisë Socialiste, kanë tensionuar edhe më krizën politike pas vendimit të opozitës për të mos hyrë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Reagimet e mazhorancës janë të vakëta, dhe kryeministri Edi Rama nuk është shprehur ende.

Opozita ka kërkuar largimin e menjëhershëm të qeverisë, ndërkohë që vetë protagonistët e audio-përgjimeve Tahiri, Qefalia, e Gjiknuri kanë reaguar.

Tahiri ka kërkuar ndjesë për fjalorin, ndërsa Qefalia është shprehur se biseda ka qenë private me një shok fëmijërie, ndërsa Gjiknuri ka zgjedhur të bëjë ironi me përgjimet e BILD.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bombat e tiedes damian gjiknuri saimir tahiri bombat e tiedes damian gjiknuri saimir tahiri

Sondazh

Poll