Politike

“Duan të bëjnë 2 prillin”, Rama bën paralajmërimin e fortë: S’ka ndryshuar asgjë

20 Qershor 2019, 10:45 Nga DOSJA
“Duan të bëjnë 2 prillin”, Rama bën

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me tubimin elektoral të mohuar nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi me pretendimin se nuk kishin sheshe të lira.

Rama e krahasoi vendimin e Ademit, me mbështetësit e fundit të diktaturës në kohën kur Partia Demokratike sapo ishte krijuar dhe kishte fituar mbështetjen e të gjithëve.

“Duan apo nuk duan, do të jetë dita e zgjedhjeve. Mbase plani është të bërë një 2 prill tjetër sot pasdite. Sepse tregon se nuk ka ndryshuar asgjë në qasje dhe metotë të liderit supreme,”-u shpreh Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Nga ana tjetër sunon të mbjellë frikën tek njerëzit sikur çoç do ndodhë. Sot ne kemi planifikuar takimin në Shkodër. Enversitët përqiqeshin që t’i zinin rrugën PD, këta sot rishfaqen në grahmat e asaj partie që ka humbur busullën dhe që rrogëtarët e pahuar nga taksat në nivelin vendor po i përdor njësoj siç përdorte asaj kohe disa falanga njerëzish pa të ardhme. Ajo që është e trishtueshme është fakti që njësoj si në atë kjo përpjekje nuk ka shumicën e shqiptarëve dhe asnjë mik apo partner. Të gjitha janë kundër gjithë kësaj që ndodh. A nuk iu kujton kjo Haxhi Qamillin që thoshte sa të kem Shijakun dhe Kavajën me vete nuk e *** për Francën dhe Anglinë. Pjesa e trishtueshme është pjesa e njërëzve të përdorur që po humbasin të drejtën që të punojnë për shtetin. Janë në shkelje flagrante të ligjeve edhe pse mund të ndjehen të imunizuar nga ligji. Jeta vazhdon edhe pas 30 qershori. Duan apo nuk duan, do të jetë dita e zgjedhjeve. Sidoqoftë ajo që na takon është çka i takon kujtdo që është me të drejtën që të jemi të vendosur dhe të vetëpërmbajtur. Mbase plani është të bërë një 2 prill tjetër sot pasdite. Sepse tregon se nuk ka ndryshuar asgjë në qasje dhe metotë të liderit suprem.

Voltana Ademi, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës nuk ka lejuar Partinë Socialiste që të zhvillojë miting në këtë qytet. Dy arsyet sipas Ademit janë: E para është dekreti i Presidentit Ilir Meta i cili i ka anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. E dyta: Në këtë periudhë të sezonit turistik, Shkodra nuk ka ambiente publike të lira për tubime të tilla elektorale.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deshmoret e 2 prillit edi rama seanca plenare 20 qershor 2019 deshmoret e 2 prillit edi rama seanca plenare 20 qershor 2019

Sondazh

Poll