Politike

Bombat e Tiedes, Rama: Plan politik, biseda të dala nga konteksti. Duan të hedhin në erë Shqipërinë

20 Qershor 2019, 10:40 Nga DOSJA
Bombat e Tiedes, Rama: Plan politik, biseda të dala nga konteksti. Duan

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar në Kuvend përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “BILD”. E nisi fjalimin e tij me argumentin se këto përgjime po përdoren për të krijuar destabilitet në vend nga disa parti që sipas tij janë kundër Evropës. 

“Duan të hedhin në erë Shqipërinë. Disa parti politike, kundër Evropës. Reforma në Drejtësi do ndëshkonte të gjithë me radhë. Kjo është arsyeja themelore e kësaj orvatjeje, ku bashkohet ankthi nga drejtësia dhe frika nga zgjedhjet. E ku më mirë me shpresë për të realizuar këtë hedhje në erë të sistemit sesa duke marrë peng procesin zgjedhor. Procesi është për zgjedhjet vendore. Marrja peng e tij është një orvatje për t’i mbyllur Shqipërisë derën e negociatave.”-tha Rama. 

Shefi i qeverisë tha se këto përgjime, u doërzuan tek PD dhe më pas me një sinkronizim të befasishëm përfunduan në Gjermani.

“I gjithë plani me përgjime të pahetuara e të dorëzuara tek partia politike, që njofton përgjimet e Gjermanisë para se të dalin, gjetja e vendit pikërisht në Gjermani, kalendari aspak i përputhur me kalendarin e protestave, flasin vetë.”-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se përgjimet e BILD po e kryejnë më së miri atë plan për të cilin është vendosur.

“Iu them shqiptarëve, bëni një film me mendjen tuaj, se gjithçka flisni në telefon të dilte në televizor. Gjithçka tingëllon ndryshe kur del nga konteksti. Ato përgjime po e kryejnë funksionin e tyre për atë që janë bërë. Në një betejë zgjedhore ku ishte instaluar e gjithë PD, me gjithë deputetët dhe me grupe që ushtronin dhunë dhe presion. Jemi në kushtet kur vënë antena mbi shtabin e PS dhe jo mbi palën tjetër. U bënë si këto si ato, pse nuk u hetua, pse nuk u veprua. Pse s’doli asnjë urdhër për të arrestuar dikë në flagrancë. Pse dolën në Gjermani, pse dolën tani? Si shpjegohet që lajmet e Gjermanisë, i pararend Çim.neti i Shqipërisë. “-tha Rama. 

Kryeministri vazhdoi sërish me njoftimin e tij për një padi për gazetën BILD. Rama tha:

Brenda 4 javësh iu kërkoj gjykatave gjermane të zbardhin të vërtetën, për gjithçka që është thënë në adresën time. Bisedën e kam bërë dhe do e përsërisja prapë dhe ato biseda kam bërë me mijëra copë.

Reagimi i Ramës vjen një ditë pasi Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar  10 përgjime të reja për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve.

Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-minsitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bombat e tiedes edi rama bombat e tiedes edi rama

Sondazh

Poll