Politike

Zbrazja e KZAZ-ve, kryedemokrati i Lushnjes Korreshi: Presidenti ka anuluar zgjedhjet. Lironi ambientet publike

20 Qershor 2019, 10:36 Nga DOSJA
Zbrazja e KZAZ-ve, kryedemokrati i Lushnjes Korreshi: Presidenti ka anuluar

LUSHNJE– Kryetari i Partisë Demokratike në Lushnje, Saimir Korreshi, i ka dërguar një shkresë kryetarit të KZAZ-së së qytetit dhe krybashkiakut, Fatos Tushe, ku edhe kërkon lirimin e ambienteve publike.

Sipas Korreshit, pas nxjerrjes së dekretit të presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe kthimin e tyre në funksion normal publik, pasi s’ka asnjë asnjë bazë ligjore që ato të mbahen të zëna.

“Çdo vendimi i cili është i miratuar apo do të miratohet në KQZ apo në KZAZnë funksion të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 do të ishte i paligjshëm sepse me publikimin e dekretit të mësipërm në fletoren zyrtare KQZ apo KZAZ nuk ka asnjë bazë ligjore se ku të mbështesë vendimet e saj në lidhje me organizimin e zgjedhjve vendore. Kërkojmë gjithashtu lirimin e ambienteve të zëna nga KZAZ-të dhe kthimin e tyre në funksion normal publik pasi nuk ka me asnjë bazë ligjore që ato të mbahen të zëna,”-shkruan Korreshi. 

Pas dekretit të presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, bashkitë opozitare kanë kërkuar lirimin e ambienteve publike që janë vënë në dispozicion të KZAZ-vë.

KQZ ka dalë kundër duke e quajtur ‘nul’ dekretin e presidentit dhe duke i kërkuar bashkivë që të mos bëhen pengesë për zgjedhjet lokale ndryshe do të dënohen sipas ligjit. Ndërkohë ditën e djeshme në të 27 bashkitë e PD dhe LSI ka pasur tensione në qendrat e KZAZ-ve. 

Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lushnje saimir korreshi zbrazja e kzaz-ve te votimit lushnje saimir korreshi zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll