Politike

Arrestoi simpatizantët e PD-së, Voltana Ademi hakmerret ndaj Ramës, nuk e lejon të bëjë miting në Shkodër

20 Qershor 2019, 09:17 Nga DOSJA

Tiranë- Pas arrestimeve të militantëve të PD-së, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës nuk ka lejuar Edi Ramën që të zhvillojë miting në këtë qytet.  Voltana Ademi i ka dërguar një shkresë Policisë së Shkodrës dhe Partisë Socialiste, ku i thekson se çdo aktivitet politik elektoral që mund të zhvillohet në sheshet publike të qytetit është i jashtëligjshëm.

Në letrën dërguar Partisë Socialiste, kryebashkiakja jep dy arsye se përse e refuzon mitingun e Ramës në këtë qytet. E para është dekreti i Presidentit Ilir Meta i cili i ka anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, dhe që është botuar edhe në Fletoren Zyrtare.  Arsyeja e dytë sipas Voltana Ademit është se në këtë periudhë të sezonit turistik, Shkodra nuk ka ambiente publike të lira për tubime të tilla elektorale.

“Me fillimin e sezonit turistik në Bashkinë Shkodër janë duke u realizuar në të gjitha sheshet e Bashkisë aktivitete promovuese për turizmin dhe nuk ka asnjë shesh të lirë për organizim takimesh”, thuhet në letrën që Ademi i dërgon PS-së, parti e drejtuar nga Edi Rama.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mitingu i ps shkodër shtyrja e zgjedhjeve voltana ademi zgjedhjet e 30 qershorit edi rama mitingu i ps shkodër shtyrja e zgjedhjeve voltana ademi zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll