Politike

Tensionet në KZAZ, Nikollë Lesi: Po e çon popullin në humnerë, Rama s’do hyjë dot më në Shqipëri

20 Qershor 2019, 09:53 Nga DOSJA
Tensionet në KZAZ, Nikollë Lesi: Po e çon popullin në

TIRANË– Botuesi i “Koha Jonë”, Nikollë Lesi ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama që të tërhiqej nga zgjedhjet e 30 qershorit nëse nuk donte viktima në vendin e tij. 

Edi Rama duhet urgjent të heqë dorë nga ideja e çmendur e zgjedhjeve me 30 qershor. Gjithnjë nëse nuk do gjak dhe të vrarë! Ai ka shansin e fundit ti thërrasë arësyes dhe të tërhiqet nga kjo humnerë ku po na çon, si popull,“-shkruan Lesi. 

SHKRIMI I PLOTË:

Ajo që i frikësohej populli, po ndodh. Ka filluar përplasja fizike mes policisë së Ramës dhe morisë së njerëzve që nuk pranojnë votime me një parti, bile me një parti e cila siç del nga BILD, ka blerë zgjedhjet në qershor 2017 me një skemë mafioze me bosët e drogës.

Kryeministri Rama u mendua nga njerëzit e arsyes se do të reagonte me mençuri, pasi ai e di mirë se si filloi viti ’97, bile ka shkruar asokohe sapo filluan vjedhjet e zgjedhjeve në maj 1996. Por paska harruar gjithçka ka ndodhur, ka shkruar dhe se ç’mund ti ndodhë popullit sot dhe nesër atij, personalisht.

Edi Rama duhet urgjent të heqë dorë nga ideja e çmendur e zgjedhjeve me 30 qershor. Gjithnjë nëse nuk do gjak dhe të vrarë!

Ai ka shansin e fundit ti thërrasë arësyes dhe të tërhiqet nga kjo humnerë ku po na çon, si popull.

Nëse e bën tërheqjen do ketë mirësinë e çdokujt, por nëse vazhdon me forcë, dhunë, përplasje duke e çuar vendin në konflikt civil do të mbahet mend si NJERIU QE NUK DUHET KETE KURAJON TE HYJE MA NE SHQIPERI!

Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune. Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigjie, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike nikolle lesi zbrazja e kzaz-ve te votimit nikolle lesi zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll