Politike

Rruga Tiranë-Durrës me pagesë? Ministrja Balluku: Nuk do ketë tra as në shtator, as në dhjetor

20 Qershor 2019, 09:53 Nga DOSJA
Rruga Tiranë-Durrës me pagesë? Ministrja Balluku: Nuk do

TIRANË-  Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë seancës plenare të sotme foli për rrugën Tiranë-Durrës, teksa deklaroi se nuk do të këtë tra në këtë segment në shtator.

Balluku theksoi se ky projekt është në studim e sipër dhe se ende nuk është marrë një vendim për ta bërë këtë aks me pagesë.

Ne jemi gjithmonë të gatshëm që ne të përgjigjemi  për çdo interpelancë. Programi kombëtar për infrastrukturën është një program ambicioz, që synon  për të përmirësuar standardet. Segmente e reja janë të kushtueshme. Koncesionet janë investime që paguhen nga privati dhe që shlyhen në kohë më të gjatë nga shteti. Prioritet, vlerësojmë edhe mirëmbajtjen e segmenteve rrugore. Si mund të filloj pagesa në shtator. Nuk bëhet fjalë për të vendosur as  një tra as në shtator , as në tetor dhe as në dhjetor”, tha ministrja Balluku.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike belinda balluku rruga tiranë-durrës seanca plenare 20 qershor 2019 belinda balluku rruga tiranë-durrës seanca plenare 20 qershor 2019

Sondazh

Poll